Vllaznia sheh afrimin e Salihit
Ne rast se Vllaznia fiton titullin kampion, Hamdi Salihi do te jete pjese e ekipit shkodran, per te udhehequr sulmin kuqeblu, ne ndeshjet e Liges se Kampioneve. Drejtuesit shkodrane jane duke menduar qe tani per te blere kartonin e Hamdi Salihit, nga Riedi, i cili do te jete ne kontrate me austriaket deri ne fund te sezonit. Salihi ka shprehur deshiren qe te largohet, ne perfundim te kampionatit, ne nje ekip tjeter dhe sipas drejtuesve shkodrane, Vllaznia eshte gati te paguaje nje page te mire, per te fituar sherbimin e Hamdi Salihit. Shkodrani i sulmit te Vllaznise do te jete gatshem qe te aktivizohen ne arenen nderkombetare, madje me te njejtat kushte financiare, qe paguhet aktualisht edhe tek Riedi. Mesohet se sulmues ka theksuar se do ta refuzoje oferten, ne rast se do te kete nje oferte me te mire, ne kampionet te forta evropiane. Salihi ka thene se do ta mbylle karrieren aty ku e nisi, tek Vllaznia.