Bogdani: Kam rilindur, shpresoj të vazhdoj të luaj në Serinë A
Erjon Bogdani nuk po shënon
më te Kievo, megjithatë ai
nuk duket shumë i shqetësuar
për këtë fakt. Sulmuesi kënaqet
me faktin se është rikthyer si
protagonist te skuadra veroneze
dhe ka dhënë kontributin drejt
mbijetesës në Serinë A, që tashmë
është vetëm çështje matematike.
Rrjetën e vetëm sezonale
32-vjeçari e ka realizuar në Romë,
goli që hapi serinë e fitores 3-0
me Lacion. Ishte java e 28-të e
kampionatit, kur hyri në fushë
si zëvendësues i të dëmtuarit
Makinua. Nga ajo ndeshje ka
kaluar më shumë se një muaj,
ndërsa qendërsulmuesi nuk ka
shënuar në katër sfidat e fundit.
Pavarësisht kësaj, Bogdani është
i qetë: "Nuk ka asnjë dyshim që
goli më mungon. Kjo as që nuk
duhet të vihet në diskutim. Gjithsesi,
momentalisht jam shumë i
qetë, sepse skuadra është ngritur
në klasifikim, duke u renditur
tetë pikë larg zonës së ‘ftohtë‘ të
tabelës. Unë shënoj pak? Golat e
mi po i kompenson Pelisier, që
gjatë kësaj periudhe ka shënuar
shumë. Ju betohem, unë jam i
kënaqur edhe për mënyrën sesi
po rrjedhin ngjarjet". Në takimin
kundër Sienas, gjatë zëvendësimit,
sulmuesi u duartrokit nga
ish-tifozët e tij (edhe pse nuk
munguan disa fërshëllima). "Kur
luaja te Siena, ndjehesha shumë
mirë. I vlerësova pa masë duartrokitjet
e tifozëve", tha ai. Tashmë,
për kuqeziun kohët e vështira i
përkasin së kaluarës. "Jemi vetëm
një hap larg mbijetesës. Kemi
vuajtur shumë. Gjatë tetë muajve
kishim shumë probleme, por
mungon edhe sforcoja finale për
të arritur objektivin e përcaktuar
në fillim të sezonit". Bogdani flet
në numrin shumës, edhe pse ai
ka vuajtur më shumë se të gjithë
të tjerët në skuadër. Në mes të
sezonit, drejtuesit e Kievos dhe
stafi teknik e këshilluan të gjente
një ekip të ri. "Nuk hapa polemika
më parë, kur nuk ndihesha pjesë e
skuadrës dhe e planeve të trajnerit
Di Karlo dhe nuk kam ndërmend
të debatoj as tani që situata është
përmirësuar. Është e vërtetë që
më duket sikur kam rilindur,
megjithatë do të festoj vetëm pasi
t‘i kemi shpëtuar zyrtarisht rënies
nga kategoria". Pak muaj më parë,
e ardhmja e "bomberit" dukej larg
Veronës, por aktualisht gjërat kanë
ndryshuar. "Për të ardhmen do të
flas në kohën e përshtatshme. Kam
edhe një vit kontratë me Kievon,
por nuk e di çfarë do të ndodhë.
Për herë të fundit që kam luajtur
në Serinë B ishte sezoni 2004-‘05
me Hellas Veronan. Prej asaj kohe
kam qenë gjithmonë në ‘A‘ dhe
shpresoj ta vazhdoj aventurën
time këtu. Megjithatë, në këto
momente nuk ka kuptim të flasësh
për situatat individuale", përfundoi
Erjon Bogdani.
më te Kievo, megjithatë ai
nuk duket shumë i shqetësuar
për këtë fakt. Sulmuesi kënaqet
me faktin se është rikthyer si
protagonist te skuadra veroneze
dhe ka dhënë kontributin drejt
mbijetesës në Serinë A, që tashmë
është vetëm çështje matematike.
Rrjetën e vetëm sezonale
32-vjeçari e ka realizuar në Romë,
goli që hapi serinë e fitores 3-0
me Lacion. Ishte java e 28-të e
kampionatit, kur hyri në fushë
si zëvendësues i të dëmtuarit
Makinua. Nga ajo ndeshje ka
kaluar më shumë se një muaj,
ndërsa qendërsulmuesi nuk ka
shënuar në katër sfidat e fundit.
Pavarësisht kësaj, Bogdani është
i qetë: "Nuk ka asnjë dyshim që
goli më mungon. Kjo as që nuk
duhet të vihet në diskutim. Gjithsesi,
momentalisht jam shumë i
qetë, sepse skuadra është ngritur
në klasifikim, duke u renditur
tetë pikë larg zonës së ‘ftohtë‘ të
tabelës. Unë shënoj pak? Golat e
mi po i kompenson Pelisier, që
gjatë kësaj periudhe ka shënuar
shumë. Ju betohem, unë jam i
kënaqur edhe për mënyrën sesi
po rrjedhin ngjarjet". Në takimin
kundër Sienas, gjatë zëvendësimit,
sulmuesi u duartrokit nga
ish-tifozët e tij (edhe pse nuk
munguan disa fërshëllima). "Kur
luaja te Siena, ndjehesha shumë
mirë. I vlerësova pa masë duartrokitjet
e tifozëve", tha ai. Tashmë,
për kuqeziun kohët e vështira i
përkasin së kaluarës. "Jemi vetëm
një hap larg mbijetesës. Kemi
vuajtur shumë. Gjatë tetë muajve
kishim shumë probleme, por
mungon edhe sforcoja finale për
të arritur objektivin e përcaktuar
në fillim të sezonit". Bogdani flet
në numrin shumës, edhe pse ai
ka vuajtur më shumë se të gjithë
të tjerët në skuadër. Në mes të
sezonit, drejtuesit e Kievos dhe
stafi teknik e këshilluan të gjente
një ekip të ri. "Nuk hapa polemika
më parë, kur nuk ndihesha pjesë e
skuadrës dhe e planeve të trajnerit
Di Karlo dhe nuk kam ndërmend
të debatoj as tani që situata është
përmirësuar. Është e vërtetë që
më duket sikur kam rilindur,
megjithatë do të festoj vetëm pasi
t‘i kemi shpëtuar zyrtarisht rënies
nga kategoria". Pak muaj më parë,
e ardhmja e "bomberit" dukej larg
Veronës, por aktualisht gjërat kanë
ndryshuar. "Për të ardhmen do të
flas në kohën e përshtatshme. Kam
edhe një vit kontratë me Kievon,
por nuk e di çfarë do të ndodhë.
Për herë të fundit që kam luajtur
në Serinë B ishte sezoni 2004-‘05
me Hellas Veronan. Prej asaj kohe
kam qenë gjithmonë në ‘A‘ dhe
shpresoj ta vazhdoj aventurën
time këtu. Megjithatë, në këto
momente nuk ka kuptim të flasësh
për situatat individuale", përfundoi
Erjon Bogdani.