Lala: Pas Botërorit, lamtumirë Kombëtares
Altin Lala, mesfushori
i Kombëtares shqiptare
dhe Hanoverit, ka
qenë protagonisti i përzgjedhur
nga revista gjermane
"11freunde" në numrin e saj të
fundit. Shqiptari, i cili luan prej
11 vitesh në radhët e skuadrës
së Bundesligës, është rrëfehet
nga fëmijëria e deri te "jeta e tij e
dytë", pasi të ketë varur këpuzët
e futbollit në gozhdë. "Kur isha
i vogël, kujton Lala për revistën
gjermane, në Shqipëri kishte
një sistem të ndryshëm nga ky
i sotmi, njëlloj si në Gjermaninë
Lindore. Atëherë nuk kishte dallime
të mëdha mes "të varfërve"
dhe "të pasurve", pasi ishin të
gjithë njëlloj. Mund të luanim të
qetë në rrugë, luanim me shpata
apo me karroca. Fëmijëria ime ka
qenë e mrekullueshme".
Dashuria për lojën me top
nisi pikërisht aty, si një futbollist
rruge. "Në Shqipëri nuk kishte
shumë makina, ndaj në rrugë
nuk kishte trafik. Portat i bënim
me dy gurë dhe aty luanim. Vetëm
në moshën 11-vjeçare u bëra
pjesë e një skuadre". Kapiteni i
Shqipërisë thekson se idhulli i
tij ishte Sulmejman Demollari.
Ndërsa pohon se kurrë nuk e kishte
menduar që me futbollin një
ditë do të mund të fitonte para.
"Pas shembjes së komunizmit në
1990, shumë njerëz dëshironin të
emigronin dhe të provonin fatin
diku tjetër. Unë pata shansin të
udhëtoja drejt Gjermanisë për
një ndeshje me ekipin kombëtar
U-16 dhe qëndrova atje", sqaron
"Xhuxhi" luftarak, i cili më
pas rrëfen edhe mosaprovimin
e prindërve, që fëmija i tyre,
vetëm 16 vjeç, të qëndronte larg
familjes. Ndërsa Lala me kokëfortësi
i kishte vënë si synim vetes:
në moshën 18-vjeçare të mund
të nënshkruante një kontratë si
futbollist profesionist.
Karrierën e nisi në skuadrën
e Oberligas, Borusia Fulda. Por
objektivi ishte kalimin në Bundesliga.
"Bundesliga ishte gjithmonë
në mendjen time, por
mendova që hapat t‘i hidhja një
e nga një, shprehet ai. Me Fuldan
u ngjitëm në Regionalliga. Në
1998-ën erdhi më në fund oferta
nga Hanoveri". Hapi i radhës ishte
ta meritonte vendin në skuadër.
"Koka është pika ime më e fortë.
Unë nuk dorëzohem kurrë dhe
provoj të jam gjithmonë 100%,
pasi vetëm kështu mund të arrish
qëllimin, pohon Lala. Bundesliga
është ëndrra ime e madhe". Në
sezonin 10 te Hanoveri ai ka
pritur e përcjellë shumë trajnerë
(9), emrat e të cilëve i mban mend
të gjithë. Me trajnerin e fundit,
aktualin Heking, kanë luajtur
bashkë në sezonin e tij të parë
te Hanoveri. Me kalimin e kohës
ka ndryshuar. Dhjetë vite më
parë luante si libero, ndërsa tani
luan rolin e mbrojtësit të gjashtë
(shkatërrues).
Në këto 10 vite te Hanoveri
kurrë nuk e ka menduar ta lërë
këtë skuadër: "Ndihem mirë
te Hanoveri. Që kur luaj këtu,
skuadra është zhvilluar shumë.
Nuk ishte fushë me lule, përparimi
ka ardhur në mënyrë të
qëndrueshme". Ndërsa uron që
kjo skuadër të fitojë së shpejti një
titull kampion, i cili i ka munguar
në këto vite. Kohët e fundit ka filluar
të reflektojë rreth mbylljes së
karrierës me Kombëtaren. Madje,
tashmë e ka vendosur që lamtumirën
ta bëjë shumë shpejt. "Mosha
ikën, është i nevojshëm ndryshimi
i gjeneratave, nënvizon
kapiteni kuqezi. Do të luaj deri në
fund të eliminatoreve të Botërorit
2010, pastaj do të tërhiqem nga
kombëtarja". Ndërsa karrierën si
futbollist klubi ka ndërmend ta
vazhdojë edhe për disa kohë. "Do
të doja të luaja edhe për të paktën
tri vite. Më pas, në ‘jetën time të
dytë‘, do të dëshiroja të mbetesha
pranë futbollit. Në të kundërt do
të merrem me biznes privat", përfundon
Lala, i cili është në prag të
nënshkrimit të një kontrate të re
me Hanoverin.
i Kombëtares shqiptare
dhe Hanoverit, ka
qenë protagonisti i përzgjedhur
nga revista gjermane
"11freunde" në numrin e saj të
fundit. Shqiptari, i cili luan prej
11 vitesh në radhët e skuadrës
së Bundesligës, është rrëfehet
nga fëmijëria e deri te "jeta e tij e
dytë", pasi të ketë varur këpuzët
e futbollit në gozhdë. "Kur isha
i vogël, kujton Lala për revistën
gjermane, në Shqipëri kishte
një sistem të ndryshëm nga ky
i sotmi, njëlloj si në Gjermaninë
Lindore. Atëherë nuk kishte dallime
të mëdha mes "të varfërve"
dhe "të pasurve", pasi ishin të
gjithë njëlloj. Mund të luanim të
qetë në rrugë, luanim me shpata
apo me karroca. Fëmijëria ime ka
qenë e mrekullueshme".
Dashuria për lojën me top
nisi pikërisht aty, si një futbollist
rruge. "Në Shqipëri nuk kishte
shumë makina, ndaj në rrugë
nuk kishte trafik. Portat i bënim
me dy gurë dhe aty luanim. Vetëm
në moshën 11-vjeçare u bëra
pjesë e një skuadre". Kapiteni i
Shqipërisë thekson se idhulli i
tij ishte Sulmejman Demollari.
Ndërsa pohon se kurrë nuk e kishte
menduar që me futbollin një
ditë do të mund të fitonte para.
"Pas shembjes së komunizmit në
1990, shumë njerëz dëshironin të
emigronin dhe të provonin fatin
diku tjetër. Unë pata shansin të
udhëtoja drejt Gjermanisë për
një ndeshje me ekipin kombëtar
U-16 dhe qëndrova atje", sqaron
"Xhuxhi" luftarak, i cili më
pas rrëfen edhe mosaprovimin
e prindërve, që fëmija i tyre,
vetëm 16 vjeç, të qëndronte larg
familjes. Ndërsa Lala me kokëfortësi
i kishte vënë si synim vetes:
në moshën 18-vjeçare të mund
të nënshkruante një kontratë si
futbollist profesionist.
Karrierën e nisi në skuadrën
e Oberligas, Borusia Fulda. Por
objektivi ishte kalimin në Bundesliga.
"Bundesliga ishte gjithmonë
në mendjen time, por
mendova që hapat t‘i hidhja një
e nga një, shprehet ai. Me Fuldan
u ngjitëm në Regionalliga. Në
1998-ën erdhi më në fund oferta
nga Hanoveri". Hapi i radhës ishte
ta meritonte vendin në skuadër.
"Koka është pika ime më e fortë.
Unë nuk dorëzohem kurrë dhe
provoj të jam gjithmonë 100%,
pasi vetëm kështu mund të arrish
qëllimin, pohon Lala. Bundesliga
është ëndrra ime e madhe". Në
sezonin 10 te Hanoveri ai ka
pritur e përcjellë shumë trajnerë
(9), emrat e të cilëve i mban mend
të gjithë. Me trajnerin e fundit,
aktualin Heking, kanë luajtur
bashkë në sezonin e tij të parë
te Hanoveri. Me kalimin e kohës
ka ndryshuar. Dhjetë vite më
parë luante si libero, ndërsa tani
luan rolin e mbrojtësit të gjashtë
(shkatërrues).
Në këto 10 vite te Hanoveri
kurrë nuk e ka menduar ta lërë
këtë skuadër: "Ndihem mirë
te Hanoveri. Që kur luaj këtu,
skuadra është zhvilluar shumë.
Nuk ishte fushë me lule, përparimi
ka ardhur në mënyrë të
qëndrueshme". Ndërsa uron që
kjo skuadër të fitojë së shpejti një
titull kampion, i cili i ka munguar
në këto vite. Kohët e fundit ka filluar
të reflektojë rreth mbylljes së
karrierës me Kombëtaren. Madje,
tashmë e ka vendosur që lamtumirën
ta bëjë shumë shpejt. "Mosha
ikën, është i nevojshëm ndryshimi
i gjeneratave, nënvizon
kapiteni kuqezi. Do të luaj deri në
fund të eliminatoreve të Botërorit
2010, pastaj do të tërhiqem nga
kombëtarja". Ndërsa karrierën si
futbollist klubi ka ndërmend ta
vazhdojë edhe për disa kohë. "Do
të doja të luaja edhe për të paktën
tri vite. Më pas, në ‘jetën time të
dytë‘, do të dëshiroja të mbetesha
pranë futbollit. Në të kundërt do
të merrem me biznes privat", përfundon
Lala, i cili është në prag të
nënshkrimit të një kontrate të re
me Hanoverin.