Ari Han aplikon për punë te Kameruni?
Pas largimit nga Shqipëria, Ari Han ka filluar të kërkojë një
tjetër vend pune. Ai konfirmoi kontaktet me Kinën, ndërkohë
që në përfundim të eliminatoreve të Botërorit 2010 u ngrit edhe
hipoteza për të punuar me Kombëtaren e Iranit. Së fundmi, emri
i holandezit, që dha dorëheqjen nga stoli kuqezi, duke e drejtuar
skuadrën në një fitore në shtatë takime zyrtare, është lidhur me
Kamerunin. Në të kaluarën Han e ka drejtuar përfaqësuesen e
"luanëve" dhe fakti që trajneri nuk është i impenjuar ka nxitur
spekulime në vendin afrikan. Sipas "camer-sport.be", rezultatet e
dobëta që 60-vjeçari arriti me Shqipërinë, nuk do ta ndalojnë të
aplikojë për punë te skuadra ku luajnë Samuel Eto‘o dhe shumë yje
të tjerë të arenës ndërkombëtare. Ndryshe nga realiteti në Evropë,
ai mund të përfitojë nga mentaliteti i futbollit afrikan, ku janë
të rralla rastet kur trajneri "kryqëzohet" për rezultate të dobëta.
"Kushtet e punës janë më fleksibël dhe nuk duhet të habitemi
nëse Han kërkon të kthehet", citonte sajti elektronik. e.