E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani: Ndaj Francës, me dy sulmues

SHKRUAN: Jeton Selimi 30-08-2011 10:45

Kuqezinjtë kanë nisur përgatitjet në prag të ndeshjes së 2 shtatorit kundër Francës në grupin D eliminator të Euro 2012. Një sfidë shumë e rëndësishme për skuadrën e drejtuar nga Josip Kuzhe, e cila kërkon një rezultat pozitiv në “Qemal Stafa’. Franca do të vijë e karikuar për të thelluar avantazhin me ndjekëset dhe kundër Shqipërisë do të kërkojë patjetër fitoren, çka do ta rehatonte edhe më në krye të renditjes së grupit D. Konfirmimi vjen nga sulmuesi Erjon Bogdani, i cili shprehet se Franca është një kundërshtar shumë i fortë, por përpara tifozërisë kuqezi, Shqipëria i ka hapur problem edhe gjigandëve të tjerë të futbollit europian. Bogdani kujton me rradhë ndeshje në të cilat Shqipëria ka zhvilluar lojëra të mrekullueshme, ndonëse nuk ka mundur të fitojë. Megjithatë, “Bogu” uron që diçka e tillë të ndodhë kundër Francës “Shqipëria ka zhvilluar ndeshje shumë të bukura kundër Hollandës, kundër Portugalisë, kundër Danimarkës dhe kundër Gjermanisë më përpara. Ndeshja me Francën është një ndeshje shumë e fortë. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, shumë të përqëndruar në ato 90 apo 100 minuta që të luajmë sa më mirë dhe t’i mundësojmë publikut të shohë një ndeshje sa më të mirë dhe sa më luftuese nga ana jonë.”- tha Bogdani, një nga lojtarët më me eksperiencë mes kuqezinjve. Dhe është pikërisht kjo eksperiencë që e bën sulmuesin shtatlartë që ta analizojë analizojë këtë sfidë edhe teknikisht. Sipas tij, Shqipëria duhet të zbresë në fushë me dy sulmues për të vënë në vështirësi mbrojtjen franceze. “Nëse do të luajmë me një sulmues, ato do të rrinë dy veta mbrapa dhe pjesa tjetër tjetër do të sulmojë, ndërsa me dy sulmues është tërësisht ndryshe. Ata markojnë një kundër një dhe shpresoj që me dy sulmues do të jetë ndeshje më e bukur, më e hapur”- tha Bogdani.

Aktualisht Bogdani është në qendër të merkatos në gadishullin Apenin. Trajneri i ri i Çezenës duket se nuk e ka në planet e tij shqiptarin, por golat vendimtarë në miqësoren kundër QPR-së dhe në Kupën e Italisë kundër Askolit, kanë ndryshuar situatën në favor të shtatlartit kuqezi. Bogdani ka zhvilluar 59 ndeshje me përfaqësuesen duke realizuar 14 gola.

Grupi D

Skuadra N F B H Gol P

1) Franca 6 4 1 1 9-2 13

2) Bjellorusia 7 3 3 1 6-2 12

3) Bosnja 6 3 1 2 8-7 10

4) Rumania 6 2 2 2 8-6 8

5) Shqipëria 6 2 2 2 4-6 8

6) Luksemburg 7 0 1 6 1-13 1

Ndeshjet

2 shtator

Bjellorusi – Bosnje 19:30

Luksemburg – Rumani 19:30

Shqipëri – Francë 21:00

6 shtator

Luksemburg – Shqipëri 20:15

Bosnje – Bjellorusi 20:15

Rumani – Francë 20:30

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›