Pëti: Blank, njeriu i duhur për kombëtaren franceze
Ish-mesfushori i “gjelave” ka besim të plotë se trajneri aktual do ta rikthejë fanellën blu në majat e futbollit botëror
Ish-mesfushori i Francës, Emanuel Pëti, ka besim se “Les Bleus” janë në rrugë të mbarë për një të ardhme të ndritur nën udhëheqjen e Lorent Blank. Blank ka udhëhequr Francën në krye të Grupit D për eliminatoret e vlefshme për Euro 2012 dhe është në pritje të fushatës së ditës së premte, kundër Shqipërisë. Ai ka bërë një kthesë të rëndësishme pas fushatave zhgënjyese për Euro 2008 dhe Botërorin 2010, çka e ka bërë Pëtin shumë të gëzuar. Ish-lojtari i Monakos, Arsenalit dhe Barcelonës, mendon se në fund të tunelit ka dritë. “Përse u zgjodh Lorent? Sepse ai përfaqëson kampionët e botës,” tha Pëti. “Kanë kaluar 13 vjet që kur kemi fituar Kupën e Botës dhe nuk ka ditë të mos i kujtoj Kupën e Botës dhe Europianin. Do të jenë gjithnjë në mendjen e njerëzve, përgjithmonë. Prandaj ai u zgjodh, ndonëse është një trajner i ri. Lorent përfaqëson shpresat e shumë të dashuruarve të futbollit – shtoi ai -. Jam i lumtur që Lorent është në krye të skuadrës franceze. Mendoj se është ai njeriu i duhur sepse ka veti të rralla dhe inteligjencën, ndaj duhet t’i japim më shumë kohë. Mendoj se do të ishte e parakohshme të ëndërronim një triumf në Euro vitin tjetër. Për vitin 2012 mendoj se është premature, por nuk duhet të befaasohemi nga surprizat. Sepse që kur Laurent Blank mori detyrën, kemi parë një Francë që ka përballuar me sukses Brazilin apo Anglinë”. Pëti lutet që Blank të sjellë vitet e lavdishme që ata shijuan në kombëtare. Të dy fituan Kupën e Botës në shtëpi në vitin 1998 – ku Blank nuk u aktivizua në finale për shkak pezullimi – dhe ishin shokë të skuadrës që fitoi në Europianin e dy viteve më pas. “Italia shënoi golin e parë dhe sa më shumë i afroheshim portës, mendonim se gjithçka po mbaronte”, kujton Pëti për finalen e Roterdamit. “Në kokën time po mendja. ‘OK, të humbasësh një finale nuk është turp, ne ishim kampionë bote dy vite më parë dhe finalistë në Euro’. Por tre lojtarët që u aktivizuan gjatë ndeshjes (golashënuesit Silvien Viltor, David Trezege dhe Rober Pires) kthyen gjithçka. Kjo është e bukura e sportit sepses jell emocione të tilla,” përfundoi prononcimin e tij Pëti për sajtin zyrtar të UEFA-s.