E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzohet për shpërdorim detyre, dënohet me 6 muaj burg elektricisti

ELBASAN Arrestohet elektricisti, akuzohej për shpërdorim detyre me pasojë vdekjen e një shtetasi. Policia e Elbasanit arrestoi dje Ylli Agollin, 39 vjeç, me banim në Pogradec dhe me detyrë elektricist pranë kompanisë CEZ në Elbasan, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me gjashtë muaj burg për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës". Disa muaj më parë, në lagjen "5 Maji" në Elbasan, në afërsi të banesës së tij, një shtetas gjeti vdekjen si pasojë e kontaktit me kabllon elektrike. Familjarët akuzuan elektricistin për ngjarjen dhe në fund të gjykimit trupi gjykues e shpalli atë fajtor për shpërdorim detyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›