Bogdani: Tahiri ministër, goditje ndaj shtetit ligjor. Balla: PD ka frikë nga vendosja e rendit
TIRANE - Partia Demokratike vijon sulmet ndaj ministrave të qeverisë së re. Në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, deputeti Gert Bogdani akuzoi ministrin e ardhshëm të punëve të Brendshme, Saimir Tahiri për lidhje me persona të kërkuar për trafiqe, pastrim parash e atentate ndaj uniformave të policisë.
Sipas Bogdanit, “qeveria e re nuk do t’i shërbejë qytetarëve, pasi në përbërje të saj është një person që në më shume se një rast ka qenë përgjegjës për shkatërrimin dhe destabilizimin e rendit dhe sigurisë."
“Për vite me radhë Shqipëria e luftoi krimin e organizuar dhe asetet e tij dhe për arritjet e kësaj lufte iu akordua ftesa dhe anëtarësimi në NATO dhe shqiptarëve iu hoqën vizat. Me emërimin e Saimir Tahirit si Ministër i Brendshëm, jo vetëm zhbëhen këto arritje, për më tepër, përfaqësuesit e krimit rikthehen kërcënueshëm tashmë të veshur me imunitet parlamentar dhe me ndërlidhësin e tyre në qeveri, jo më pak se në postin e ministrit të Brendshëm; njeriun e lidhjeve të shkurtra me përfaqësues të njohur për INTERPOL-in dhe EUROPOL-in të trafiqeve, pastrimit e parave dhe atentateve ndaj uniformave të Policisë së Shtetit. Lidhje që e bëjnë të vetmin Ministër të Brendshëm në historinë e Shqipërisë dhe në mbarë Ballkanin pronar të një skafi.”- deklaroi Bogdani.
Për Partinë Demokratike, “emërimi i Sajmir Tahirit është goditja më domethënëse që i bëhet shtetit ligjor dhe institucioneve të zbatimit të ligjit, shpërblim i drejtpërdrejtë i Edi Ramës për rolin e krimit në deformimin e votës në 23 Qershor”.
Më tej Bogdani theksoi se “Partia Demokratike do të mbrojë me vendosmëri institucionet e zbatimit të ligjit dhe shtetit në tërësi, nga çdo lloj revanshi anti institucional dhe me lidhje të qarta kriminale!”
BALLA: PD KA FRIKË NGA VENDOSJA E RENDIT PUBLIK
Deputeti socialist Taulant Balla reagoi pas deklaratës së Bogdanit, duke e cilësuar sulmin e tij ndaj ministrit të ardhshëm të Punëve të Brendshme Tahiri, si tregues të frikës që PD-ja ka ndaj vendosjes së rendit publik në vend.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Balla shkruan se Partia Demokratike ka frikë nga goditja që shteti ligjor do t'i bëjë krimit.
“PD dështoi në luftën kundër krimit për shkak të lidhjeve të Kryeministrit.”-shprehet Balla.
(er.nu/BalkanWeb)