E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, dënimi i Berluskonit, deputetët e PDL japin dorëheqjen

ROME- Deputetët e "Popullit të Lirisë" (PDL), partia e Silvio Berlusconit, i paraqitën dje kreut të grupit dorëheqjen e tyre në shenjë proteste pas dënimit me burg ndaj Kavalierit, bënë të ditur burime mediatike vendase. Silvio Berlusconi zhvilloi një takim me deputetët e partisë së tij në Romë.

Angelino Alfano, ministri i Brendshëm në qeverinë e koalicionit të kryeministrit italian, Enrico Letta deklaroi gjatë takimit, "Ne jemi të gatshëm që të japim dorëheqjen për të mbrojtur idealet tona".

Silvio Berlusconi u dënua ditën e enjte nga Gjykata e Kasacionit me katër vjet burg duke përfshirë tre të mbuluara nga një amnisti. Ai pritet të mos shkojë në burg për shkak të moshës së tij.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›