Berisha: Kukësi drejt një suksesi historik dhe të merituar
TIRANE - Kryeministri në detyrë Sali Berisha përgëzon futbollistët, trajnerin dhe presidentin e Kukësit për kalimin e dy tureve në Ligën e Europës, pas fitores së pastër 2-0 kundër Metalurg Donjeckut.
Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” , Berisha i uron ekipit të Kukësit fitore në ndeshjen e radhës dhe suksese gjithnjë e më të mëdha.
“Kukësi drejt një suksesi historik dhe të merituar! Të dashur miq, ekipi i talentuar i Kukësit, nën udhëheqjen e presidentit Safet Gjici dhe trajnerit Armando Cungu, po ngjit këto javë shkallët e një suksesi vërtet të paparë për futbollin shqiptar në garën e fortë europiane. Ekipi është buze playoff-it. Duke i përshëndetur me përzemërsi futbollistët, kapitenin, trajnerin dhe presidentin e klubit ju ftoj ti urojmë të gjithë së bashku ekipit që po bën histori në futbollin tonë, fitore në ndeshjen e radhës dhe suksese gjithnjë e më të mëdha! “- shkruan Berisha në “Facebook”.
Kukësi nuk ka humbur asnjë ndeshje në Ligën e Europës, duke fituar 2 dhe barazuar 3 të tilla. Ka shënuar 6 gola dhe ka pësuar 3, duke thyer kështu edhe shifrat e Flamurtarit të vitit 1987. Tashmë mjafton që fitorja 2-0 ndaj Metalurg Donjeckut të administrohet bukur në ndeshjen e kthimit më 8 gusht në Donjeck të Ukrainës.
(er.nu/BalkanWeb)