E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani afër rikthimit tek Siena

Erjon Bogdani është në kërkim të ekipit të ri. Sulmuesi shqiptar mund ta vazhdojë karrierën në Siena, aty ku luajti sezonin e fundit. Por, për dallim nga sezoni i kaluar, tash mund të luajë në Serie B.

“Unë e kam bërë propozimin tim. Trajneri më do, jam dëgjuar me të disa herë. Tash e pres një përgjigje nga klubi”, deklaroi përfaqësuesi shqiptar për uebfaqen italiane tuttomercatoweb.com

Për të, interesim kishte shprehur edhe Lecce, por ai nuk dëshiron të luajë në një rang më të ulët garash. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›