E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali pushton Stambollin

Real Madridi mbrëmë ka luajtur tenis ndaj Gallatasarait, duke e mposhtur 6-1 në Turk Telekom Arena.

Iker Casillas e filloi ndeshjen nga minuta e parë, por për fatin e tij të keq u lëndua nga Sergio Ramos dhe në minutën e 15-të i lëshoi vendin Diego Lopezit. Nga ana tjetër, Gareth Bale qëndroi në stol duke u hedhur në fushë vetëm në minutën e 64-të.  Të dyja skuadrat kishin shumë raste në fraksionin e parë, ndërsa pas dy shanseve të njëpasnjëshme të pashfrytëzuara të vendasve, Los Blancos e zhbllokuan rezultatin.

Angel Di Maria e pasoi topin në drejtim të Iscos, dhe transferimi i ri i Mbretërve e dërgoi në rrjet (33′). Ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë. Në gjysmën e dytë, Mbretërit e shkatërruan ekipin turk. Shumë shpejt pas rifillimit të ndeshjes, Karim Benzema e dyfishoi rezultatin (54′).

Cristiano Ronaldo shënoi golin e tretë (63′) dhe të katërt (66′) të spanjollve. Në golin e parë u asistua nga Isco, ndërsa në të dytin priti një top të kthyer pas goditjes së Sergio Ramos.

Në vazhdim të ndeshjes, portugezi nuk shënoi edhe një gol për het-trik, por vendosi të pasonte te Karim Benzema, i cili e shënoi golin e dytë personal (81′). Golin e nderit për vendasit e shënoi Umut Bulut pak minuta pasi hyri në lojë (84′). Dhe në fund erdhi het-triku i merituar i të portugezit Ronaldo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›