Ultrasit e Napolit: Dortmund,sonte s'do të flini

Napoli-Dortmund është një ndeshje që pritet të zgjasë më shumë sesa vetëm 90 minuta në fushën e lojës. Fakt janë bërë disa paralajmërime nga ultrasit e skuadrës italiane, të cilët do të bëjnë të pamundurën që t’i lënë pa gjumë gjatë gjithë natës miqtë nga Gjermania.
Duke u nisur nga këto paralajmërime që qarkullojnë, menaxheri i Dortmundit, Hans- Joachim Vatzke, e ka denoncuar këtë fakt në zyrat e UEFA-s, zhurmë që nëse regjistrohet mund të çojë në një gjobitje të skuadrës së Aurelio De Laurentisit.
Pikërisht mbi këtë fakt starton edhe konferenca e trajnerit Jurgen Klopp. “Përpara se të zbres në fushë kundër Napolit u trembem ultrasve të tyre, që kanë paralajmëruar se do na bëjnë që ta kalojmë natën pa gjumë, edhe pse ne gjithsesi do e gjejmë një mënyrë për të fjetur. Ndërsa përballja e tyre e radhës do të jetë ajo në stadium, ku sërish do të na presë një atmosferë e zjarrtë, ndonëse unë do të jem më i emocionuari duke qenë se do shkel në stadiumin e Maradonës.
Napoli i Benitezit? Për mendimin tim, ata janë përforcuar më shumë sesa në sezonin e kaluar. Pavarësisht se kanë shitur një si Cavani, kanë afruar në sulm një dyshe si Callejon-Higuain që, mesa duket, po shënon më shumë sesa uruguaiani. Por edhe ne i njohim mirë limitet tona, ndaj kurrsesi nuk dorëzohemi"./indeksonline/