E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana ne planet e trajnerit Haxhi

Lorik Cana duket se eshte ne planet e trajnerit te sapoemeruar te Gallatasarait ish-futbollistit te njohur rumun George Haxhi. Nje lajm i tille eshte bere i njohur dje nga mediat turke te cilat shkruanin per nje strategji ndryshe te teknikut te ri te ekipit gjigant te futbollit turk.

Sipas komenteve te fundit Pinto dhe Cana dy nga lojtaret e burgosur ne stol nga trajneri i meparshem holandezi Frenki Rajkard tashme duket se do te shikojne driten jeshile per sa i perket aktivizimit.

Ata jane te perfshire ne planet e Haxhit i cili dje ka zbarkuar ne Turqi per te zene vendin e holandezit. Keshtu qe duket se tashme do te shikojme edhe buzeqeshjen e Canes i cili qe nga fillimi i sezonit ka perjetuar nje situate negative aq sa filluan te qarkullojne edhe zera per nje largim te mundshem te tij ne merkaton e janarit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›