Bogdani humb avionin terbohet Kuzheja
Lajmin e kane konfirmuar dje vete drejtuesit kuqezinj duke lene te kuptohet se trajneri Kuzhe eshte nevrikosur mjaft me sulmuesin. Tekniku kroat i perfaqesueses sone priste lojtarin qe diten e djeshme per te pare formen e tij fizike ne prag te ndeshjes me Sllovenine. Kuzhe ka dashur te shikoje ne veprim Bogdanin dhe Salihin duke programuar keshtu dyshen e sulmit per ndeshjen e 26 marsit ndaj Bjellorusise. Por vonesa e mberritjes se Bogdanit ka bere qe lojtari te mos stervitet me skuadren ne dy seancat e djeshme stervitore.
Sulmuesi - Lojtari do te mberrije sot ne grumbullimin kuqezi dhe do te vihet menjehere ne urdhrat e trajnerit Kuzhe. Nderkohe kujtojme se ai u aktivizua 90 minuta me ekipin e tij ezena fundjaven e shkuar ne perballjen ndaj Napolit ne transferte 2-0. Ndeshja ishte e vlefshme per javen e
24-t te Serise A. Per Bogdanin 34-vjecar kjo ishte ndeshja e 24-t kete edicion duke qene edhe shenuesi me i mire te ezena me gjashte gola. Humbja e fundit ka bere qe skuadra e tij te zbrese ne vendin e parafundit ne tabele me 21 pike.
Kapllani - Faktikisht Edmond Kapllani ishte planifikuar te ndodhej prane kombetares por ai eshte demtuar ne ndeshjen e fundit te kampionatit me ekipin e tij te Bundesliges 2 Paderborn. Lojtari doli nga fusha ne minuten e 41-te duke ndjere dhembje ne kofshe. Mjeku i Kombetares Arben eliku ka dhene se fundmi edhe informacionin mbi gjendjen e lojtarit. Ai shpjegon se futbollisti sot do te beje rezonancen manjetike dhe mbi ate baze do te zbulohet shkalla e demtimit. Shpresojme qe sulmuesi yne te mos kete probleme serioze dhe te riaftesohet sa me shpejt pasi i duhet kesaj skuadre komenton eliku.
LEONARD KARAJ