Une operativi i burgut te Burrelit qe bashkejetova me armiqte e popullit
Megjithate do te mundohem qe edhe ate deklarate ta respektoj ne thelbin e saj. Them ne thelbin e saj se format qe ka perdorur Sigurimi i Shtetit si rrjeti sekret teknika operative survejimi kontrolli postar e te tjera tashme kane dale ne pazar. Ne tregimet e mia do mundohem te jem i sakte. Per te qene sa me i vertete jam i detyruar te permend edhe emra konkrete por asnjehere ata qe duhet te mbeten sekret. Keto kam vendosur ti marr me vete ne varr. Me mbarimin e Shkolles se Ministrise se Brendshme fillova pune me perfytyrimin qe na kishin krijuar per armiqte e klases e te atdheut. Kete imazh ne praktike nuk e ndesha ashtu sic na ishte predikuar dhe gradualisht ne ndergjegjen time filloi te zbehej. Nje ndikim te fuqishem ne ndryshimin e konceptit te krijuar tek une
per armikun e klases ka luajtur bashkejetesa me te denuarit e burgut te Burrelit per shume vite me radhe.
Oficer Sigurimi ne burgun e Burrelit
Ne Burrel mberrita ne 24 tetor 1978. Ate dite jepte konkluzionet nje ekip i ministrise qe kishte qene aty per ndihme e kontroll. Ishte dhe zevendesministri Fecor Shehu. Pas mbledhjes ky me thirri ne zyren e kryetarit te deges dhe me komunikoi emerimin si punetor operativ ne burgun e Burrelit. Me porositi te beja kujdes mbasi aty vuajne denimin elemente antiparti armiqte me te eger te partise e te atdheut. Megjithese isha transferuar nga Gjirokastra per zbutje te luftes se klasave ideologjia e kohes kishte formuar bindjen edhe tek une se kjo kategori njerezish ishin vertet te rrezikshem. I denuari i pare qe ndesha ne burgun e Burrelit ishte Koco Tashko. Po hyja per here te pare ne ambientet e burgut kur u perballa me te. Atij i kishte ardhur ne takim i biri Fredi Tashko. Koco i kishte kaluar te 80-at dhe mezi mbahej ne kembe. Kontakti i pare me te beri qe dicka te kercase ne formimin tim. Mosha dhe gjendja e mjeruar fizike e Kocos ben te me lindte pyetja Ky eshte armiku i rrezikshem Gjithcka qe perjetova diten e pare por edhe cka pashe me vone paten nje ndikim te ndjeshem ne formimin tim. Keto rrethana formuan nje mendim tjeter tek une per shume nga te denuarit e Burrelit. Pas disa kohesh Kocua perfundoi denimin dhe e internuan ne Adriatik te Krujes megjithese ne nje gjendje te renduar fizike. Kete logjike e kisha te pamundur ta kuptoja. Ne burg gjeta edhe te denuarit Xhavit Qesja Maqo omo Fadil Pacrami Todi Lubonja Vaske Gjino Lipe Nashi Kico Ngjela Gjin Marku e shume te tjere. Pervecse e kisha detyre studimin e dosjeve te tyre me shtynte kurioziteti te njihesha deri ne hollesi me aktivitetin per te cilin ishin denuar. Ne shumicen e dosjeve e kisha te veshtire te gjeja elementet e domosdoshem te vepres penale per te cilen ishin akuzuar. Megjithate nuk gjeja kurajo te flisja per kete dukuri. Qysh ditet e para me beri pershtypje te vecante karakteri i forte i te denuarve Xhavit Qesja Maqo omo Bardhyl Belishova Kur Kola Daut Gumeni Spartak Ngjela etj. shte e pabesueshme qe ky i fundit vuante denimin ne te njejtin burg me te atin Kico Ngjelen po nuk lejoheshin te takoheshin. Ne vitin 1984 ne burgun e Burrelit sollen te denuarit e rinj qe u goditen pas vetevrasjes se Mehmet Shehut Muhamet Prodanin Mihallaq Zicishtin Abaz Fejzon Halim Ramohiton Arif Haskon Rahman Perllakun Nesti Nasen Duro Shehun Ali enon Xhavit Ismailagen dhe dy djemte e Mehmetit Skender e Bashkim Shehun. Shume nga keta kishin pohuar ne hetuesi hollesi per grupin e Mehmet Shehut. Kur i lexova ato mendova se vertet kishim te benim me armiq reale te partise e te pushtetit. Po gjate punes per zbulimin me ne thellesi te shtrirjes se kesaj veprimtarie nuk i gjeta shume nga faktet qe ndodheshin neper dosje. Ne nje rast kerkova nga Ali eno te me fliste me ne hollesi per ato cka kishte deponuar ne hetuesi. Ai u perlot dhe me tha Mos i beso ato Ne kushtet ku jam ndodhur u detyrova te pranoj gjera qe nuk jane te verteta. Po keshtu me ndodhi edhe me Mihallaq Zicishtin i cili i njihte format e punes se Sigurimit pasi kishte qene per vite te tera zevendesminister i Puneve te Brendshme...
Kur vdiq Enveri
Ishin momentet kur sa ishte njoftuar vdekja e Enverit. Te gjitha dhomat e te denuarve antiparti ishin pajisur me mjetet e teknikes operative pergjimit dhe une nga zyra ne burg e kisha per detyre te ndiqja reagimet e tyre ne rastin konkret per vdekjen e Enverit. Disa prej tyre e perjetuan me dhimbje dhe kete e shprehen ne forma te ndryshme. Edhe pse ishin duke vuajtur denimet prej disa vitesh shumica e tyre per Enverin dhane konsiderata pozitive. Tani Shqiperine do ta marre lumi reagoi njeri. Tani shpetoi populli shqiptar ju kunderpergjigj Abaz Fejzua duke ngritur tonin e zerit. Te gjitha keto por edhe shume te tjera bene qe tek une te ndryshonte mendimi per te denuarit ne pergjithesi e ne vecanti per te denuarit antiparti. Nje pjese e mire e tyre per mua tashme ishin armiq imagjinare. Edhe mjaft nga te denuarit e tjere nuk ishin ata qe kisha perfytyruar me pare. Ne kete veshtrim puna ne burg ishte edhe nje fat per mua. Aty gjeta realisht te verteten.
Me qelloi te isha pjese e grupit te punes per aplikimin e dy amnistive ne burgun e Burrelit ato te vitit 1982 dhe 1986. Ne te dyja rastet faleshin te denuarit ordinere qe kishin bere gjysmen e denimit. Ata qe ishin denuar per agjitacion e propagande apo tendence arratisje faleshin po te ishin ne vitin e fundit te vuajtjes se denimit. Te denuar ordinere kryesisht ishin ata qe ishin ndeshkuar per vjedhje grabitje vrasje etj. Pikerisht keta perfitonin para atyre qe ishin te denuar politike. Kjo ishte logjika e atij sistemi. Te denuarve nuk kisha cfare tu thosha kur me kerkonin tua arsyetoja nje qendrim te tille.
Ridenimi i Kosta Filit
Ne burgun e Burrelit vuante denimin Kosta Fili. Ai ne vitin 1953 ishte arratisur ne Greqi nga fshati i tij Mursi. I vendosur ne qytetin e Igumenices ku u martua e krijoi familje pas disa vitesh beri disa perpjekje per te hyre ilegalisht ne Shqiperi per te marre me vete nenen por nuk mundi ta realizonte. Ne nje perpjekje te radhes ne vitin 1957 ra ne gracken e Sigurimit dhe u kap. Pak me vone u arrestua si agjent i zbulimit grek dhe nderlidhesi i grupit te Teme Sejkos. U denua me 25 vjet heqje lirie. Ne vitin 1979 denimi i tij perfundonte. Dy-tre muaj para se te vinte dita e lirimit Kosta Fili i dergoi nje leter kryeministrit. I tregonte pse ishte arrestuar dhe po mbaronte denimin. Ne perfundim i kerkonte qe pjesen e jetes qe i kishte mbetur te shkonte ta kalonte ne Greqi prane familjes. Pikerisht kjo leter vuri ne levizje Ministrine e Brendshme. Kosta Fili qe zinte nje vend te rendesishem ne Muzeun e Ministrise se Brendshme si diversant i rrezikshem hynte ne radhet e te denuarve Vip. Nga lart u dha porosia qe te punohej per grumbullimin e te dhenave qe vertetonin veprimtarine armiqesore te tij dhe te pergatiteshin dokumentet per ta ridenuar. Ishte e veshtire te grumbulloheshin prova te tilla. Nderkohe dita e lirimit po afronte. Edhe pse provat mungonin ato u fabrikuan dhe te derguarit e qendres ishin optimiste per miratimin e propozimit te arrestimit nga prokuroria e rrethit. Miratimi i atyre qe ishin ne kushtet e vuajtjes se denimit ishte kompetence e prokurorise se rrethit. Kurse kur i propozuari per arrest ishte i lire kerkohej domosdoshmerisht firma e prokurorit te pergjithshem. Ne dosjen e plotesuar rishtas kishte te dhena te viteve 58-60 kohe kur ai ishte i izoluar ne burgun e Gjirokastres. Me shoket e dhomes ishte shprehur se kudo qe te jete duke vuajtur denimin do krijonte rastin per tu arratisur. Pikerisht ky informacion u shfrytezua per akuzen e re. Nga dy ish-bashkevuajtes te asaj kohe qe tani ishin liruar u siguruan provat qe u perdoren per goditjen e Filit. Pra per biseda qe ishin bere 20 vite me pare.
Erdhi dhe dita e lirimit. Te nesermen ne oren 8 komandanti i burgut Idajet Deda dha urdher per te proceduar per lirimin e tij. Kosta shkoi ne evidencen e burgut ku u bene te gjitha veprimet e rastit. U pajis edhe me nje vertetim qe do ta perdorte ne financen e deges se Brendshme per te terhequr te ardhurat qe kishte ne llogarine e tij. Hodhi canten ne kurriz dhe u nis per te dega. Tashme ishte nje qytetar i lire. Nderkohe prokuroria ishte vene ne levizje dhe kishte firmosur arrestimin. Tani qe Kosta ishte i lire arrestimi me urdhrin e prokurorit te rrethit ishte i jashteligjshem. Kosta i cili e shikonte veten te lire pas 28 vitesh nuk pati fuqi te reagonte. Mendja e tij pas kaq vitesh burg punonte vetem te shkonte ne Greqi prane familjes. Ai i njihte mire praktikat e ridenimit qe kishin ndjekur shume bashkevuajtes. Kete fat e kishte pesuar Maqo omo Gjin Marku Kapllan Resuli Bardhyl Belishova e te tjere...
Kryetari i deges me urdheroi ta merrja Kosta Filin qe ishte te financa dhe ta coja te zyra e tij. Nuk kishte rruge tjeter vec ti bindesha.
Kosta ti u lirove sot por nga prokuroria ka mberritur nje urdher arresti per ty kumtoi kryetari dhe i leshoi para vendimin e miratuar te arrestit...
Mbyllja e hetimeve dhe gjyqi i Kosta Filit u realizuan ne menyre rrufe. Ai u ridenua edhe 10 vite te tjera. Pas disa ditesh u kthye ne dhomen e tij te vjeter te burgut per te kryer denimin. Me Kosten bisedoja here pas here ne greqisht. Kerkesa e vetme qe me bente ishte te shkruante per familjen ndonje leter jashte radhe. Nuk mund te mos ia plotesoja. Ne letrat qe merrte nga Greqia dhe Amerika gjeje shpesh ceqe ne vlere dollari. Ishte detyra ime te kryeja veprimet ne banke dhe tia konvertoja ne lek te cilat pastaj i kaloja ne llogari te Filit. Konvertimi behej me 20 leke te vjetra per nje dollar. Kostes i dergonte shpesh dollare djali i tezes nga SHBA-ja Jani Hito. Ata ishin arratisur se bashku nga Shqiperia ne vitin 1953. Ndersa Jani shkoi menjehere ne Amerike Kosta pati historine e mesiperme. Ne vitin 1987 Kosta me tregoi se dhendri i tij ne Janine K. Dinaleksi ishte i njohur i deputetit te Janines Papulas minister i Puneve te Jashtme te Greqise. Ai po interesohej qe Papulas te nderhynte tek autoritetet shqiptare per ti falur pjesen e denimit. Dhe kjo pati efekt. Papulas ne ate kohe erdhi per vizite ne Shqiperi. Menjehere pas kesaj erdhi nje shkrese ne burgun e Burrelit ku thuhej se Presidiumi i Kuvendit Popullor kerkonte mendimin per faljen e denimit te mbetur te te burgosurit Kosta Fili. Nje muaj me pas Kosten e liruan. U takova me te te turizmi i Burrelit. Me kerkoi ta ndihmoja te lidhej me telefon me vajzen e tij ne Janine. Kishte 28 vite qe ishte ndare prej saj dhe do ti degjonte zerin per here te pare. E ndihmova dhe lidhja u krye ne cast. Jetova momente teper prekese kur pashe Kosten goxha burre te qante si femije dhe te puthte receptorin si i cmendur....
vijon neser...
PIRRO NUREDINI