Gjyqi ne zyrat e burgut per divorcin e Bashkim Shehut
Pasi ish-kryeministri vrau veten familja e tij iu nenshtrua procesit te persekutimit. Gruaja Fiqirete Shehu u denua e vdiq ne burg. Djali i madh Vladimiri vrau veten ndersa dy djemte e tjere Skenderi e Bashkimi u denuan dhe i sollen ne burgun e Burrelit. Bashkimi ishte martuar e kishte dy femije. Gruaja e tij Marjeta ishte vajza e Lefter Velces me origjine nga Kullsi i rrethit te Vlores ne ate kohe shofer eksporti. Marjeta ndodhej e internuar ne Belsh bashke me dy femijet e vegjel. Ajo e kishte te veshtire ta perballonte jeten ne keto kushte. Per te dale nga kjo situate kishte kerkuar mendimin e babait per te
bere shkurorezimin me Bashkimin por kishte gjetur kundershtimin e vendosur te tij. Pavaresisht kesaj ajo mori vendimin e pavarur dhe kerkoi ligjerisht divorcin me Bashkim Shehun. Vendi ku do zhvillohej seanca gjyqesore per kete ceshtje u caktua nje nga zyrat e komandes se burgut te Burrelit. Ne diten e caktuar Marjeta u paraqit aty sipas rregullores. Nuk mungoi ate dite edhe babai i saj Lefteri i cili banonte ne Durres. Pasi u lexua kerkesa e Marjetes per shkurorezim u kerkua te thoshte fjalen e vet edhe Bashkimi. Une nuk e deshiroj ndarjen- tha ai- sepse me Marjeten kam dy femije qe jane gjithcka per mua. Natyrisht edhe per Marjeten. Dhe fatin e tyre me prinder te ndare per arsyet qe ndodhen midis nesh e shikoj shume tragjik. Une nuk e dua ndarjen me Marjeten se me Marjeten me ka lidhur vetem e vetem dashuria per te. Mendoj se edhe me Marjeten keshtu eshte. Per te gjitha keto nuk e deshiroj ndarjen. Po kjo nuk mund te mos ndodhe ne qofte se nuk mendojme keshtu te dy. Pra e thene ndryshe une nuk mund te figuroj formalisht i martuar me nje grua qe nuk me do me. Ne perfundim te fjales time per kete ceshtje vendos Marjeta. Kryetari i seances kerkoi qe edhe Marjeta te thoshte fjalen e saj. Fjala ime e fundit- u shpreh ajo- eshte pasqyruar ne kerkesen qe kam paraqitur per ndarje bashkeshortore. Pa mbaruar mire Marjeta kerkoi te fliste Lefter Velca babai i saj. Kam ardhur per te thene fjalen time edhe une ketu- u shpreh ai. -Jam kunder kesaj qe po ben Marjeta. Fati i Bashkimit eshte edhe fati i saj. Ajo nuk eshte e para qe i arrestohet burri. Ato kane ditur ta perballojne jeten ashtu sic u ka ardhur. Kete duhet ta beje edhe Marjeta ne qofte se eshte vajza ime... Sakaq duke iu drejtuar Bashkimit Lefteri vazhdoi Sido qe te ndodhe Bashkim mua do te me kesh ketu ne takimet e permuajshme. Do jem ne krahun tend per cdo nevoje qe do te kesh. Rregullorja e burgut nuk do me pengoje pasi midis meje dhe teje ka nje lidhje te forte familjare. Ti Bashkim je babai i nipit dhe mbeses time. Ne cperfundim u mor vendimi i divorcit. Bashkimi i dermuar shpirterisht u takua me Lefterin dhe mandej shkoi ne biruce. Marjeta pa i dhene doren as Bashkimit as te atit u largua me nxitim. Lefter Velca e mbajti fjalen. Ai i qendroi afer Bashkimit deri sa u lirua nga burgu...