E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani i ftuar për anti-Holandën

Erjon Bogdani ka marrë i pari ftesën nga Federata Shqiptare e Futbollit për ndeshjen kualifikuese për "Euro 2008" kundër Holandës që do të zhvillohet më 11 tetor në stadiumin "Amsterdam Arena" të kryeqytetit holandez. Ftesa ka arritur në adresën e klubit të Sienës, që e ka botuar lajmin në faqen zyrtare të internetit. Sulmuesi do ti bashkohet kombëtares më 2 tetor për të zhvilluar një minifazë përgatitore përpara përballjes me "tulipanët".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›