Lorik Cana, sot vizita mjekësore

Lorik Cana, do të kryejë sot vizitat mjekësore për të kyrer një ekzaminim plotesues për të njohur edhe gjendjen e dëmtimit të tij. Mesfushpori shkatërrues shqiptar është një nga lojtarët më të mirë të Olimpikut të Marsejës dhe një nga "padronët" e fushës në kampionatin francez të Ligës 1. Ndërkohë, për të dytën javë me radhë, Cana ka siguruar një vend në formacionin më të mirë, sipas gazetës së përditshme sportive, "L'Equipe", duke qënë një ndër dy marsejezët e pranishëm. Lorik Cana do të mungojë në ndeshjen e Kupës së Ligës franceze kundër Monpelje. 23-vjecari prishtinas (185 cm, 77 kg) është aktivizuar në 5 ndeshje ( ne te 5-ta si titullar) duke luajtur 438 minuta, ku është ndëshkuar edhe me një karton të verdhë.