Teo Jansen “humbet” Bullgarinë dhe Shqipërinë

Mesfushori i BV Vitesse, Teo Jansen mund të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Holandës në kualifikueset e Euro 2008. 25-vjecari pati një dëmtim në pjesën e parë të ndeshjes Vitese-Breda (0-1) dhe sipas mjekeve rikuperimi i tij kërkon të paktën tri javë kohë, teksa pritet që ai të mos jetë pjesë e formacionit të Van Bastenit në ndeshjet kundër Bullgarisë dhe Shqipërisë, respektivisht më 7 dhe 11 tetor 2006.
Mesfushori i majtë debutoi për herë të parë me fanelën e "portokallinjve" muajin e kaluar në ndeshjen miqësore kundër Irandës, ndërsa ishte pjesë e formacionit në takimin për kualifikueset e Euro 2008 kundër Luksemburgut të fituar nga Holanda 1-0 në stadiumin "Josy Barthel".