E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaskonji: Me pushoi 3 here zemra!

Pol Gaskonji tregoi se si zemra e tij eshte ndalur tri here, ne periudhen e rehabilitimit. Gjate nje interviste, lojtari qe kater muaj me pare pinte deri ne 30 kanoce birre ne dite, zbuloi ne nje interviste per "Sky" se kishte bere edhe disa tentativa vetevrasjeje. "Zemra ime u ndal per disa minuta"- theksoi ai. "Ne nje pike une e kam te mjaftueshme kujtesen dhe mbaj mend se kam perjetuar momente te veshtira ne jete". Gjate kohes kur Gaskonji luftonte per te mbijetuar, kujton vazhdimisht se motra i ka qendruar gjithmone prane dhe thote se ne nje rast, edhe ajo e pa qe ishte shume prane vdekjes: "Pak pasi kalova kete moment i kerkova motres, qe te beja nje dush te ngrohte. Doja me vone qe te flija vetem gjume. Ajo e kishte kuptuar se cfare po ndodhte me mua. Mbaj mend se ne shtepi, ne ato momente erdhen gjashte oficere policie". Ish-lojtari heroi i Anglise, Pol Gaskonji u shfaq ne televizion dhe tregoi se pas problemeve shendetesore, per shkak te konsumit te teper te alkoolit, zemra e tij kishte pushuar plot tre here. "Zemra ime ka pushuar ne disa raste", - shtoi ai dhe tha se jeta e babit te ti, eshte shkaterruar prej problemeve te tij te shumta.

Gaskonji mbetet edhe sot e kesaj dite, nje hero i paharrueshem per tifozet e Njukasellit dhe te Totenhemit, apo te Lacios, ne Itali. Ai njihet gjithashtu edhe per dhunen e ushtruar ndaj te ish-bashkeshortes se tij, Sheril. Per sa u perket sulmeve ndaj ish-gruas se tij, Gaskonji theksoi: "Nese jeni i ulur ne nje restorant dhe dikush therret emrin e mamase, pa asnje arsye, ne nje kohe qe ajo ka vdekur, thjesht kjo gje nuk me ka pelqyer". Me tej ai thote se ka ndjekur disa terapi, dhe se i ka kuptuar gabimet. Pretendon se i eshte rikthyer serish jetes normale. "Askush nuk ka per te qene me i mire se une", - perfundon ish-ylli i futbollit anglez, ne vitet '90, Gaskonji.

Gaskonji, goli i pare ndaj Shqiperise

Pol Gaskonji i eshte rikthyer pak kohe me pare normalitetit, por pak tifoze shqiptare e dine se "ylli" i futbollit anglez, i cili shkelqeu ne "Italia '90", para se te fillonte karrieren e shkelqyer shenoi golin e pare, ne nje ndeshje kualifikuese, ndaj kombetares sone. Anglia, ne eliminatoret e atij vitit mundi thellesisht ekipin tone kombetar ne Londer 5-0, nje gol prej te cileve e shenoi Gaskonji, qe me vone do te shnderrohej ne nje lider. Anglia shkoi deri ne gjysmefinale te boterorit. Pol Gaskonji lindi me 27 maj te vitit 1967, ne Gateshid, ku nisi karrieren si futbollist, me ekipin e Njukasellit. Te kjo skuader, ai debutoi ne vitin 1985. Ne vitin 1988, ai u bashkua me Totenhemit, per 2 milione sterlina, ku edhe fitoi fame, duke u bere nje nder lojtaret me te mire te kombetares se Anglise, ne ate kohe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›