Bogdani kalon te Lazio
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Erjon Bogdani që nga dita e djeshme mund të quhet një lojtar I Lazios.Drejtuesit lazial kënë arritur një marrëveshje me ata të Kievos për të marrë shtatlartin shqiptar në kryeqytet.Kartoni I Bogdanit do të shkëmbehet me dy lojtar të lazios dhe ata janë Simone Inzaghi vëllai I vogël I Pipo Inzaghit sulmuesit të Milanit dhe nigeriani Makinua.Bogdani nuk e ka hedhur ende të zezën mbi të bardhë por sipas burimeve të sigurta pranë lojtarit pritet që Er Bomber të firmosë sot pasdite menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së Kievos Me Napolin.NJëri nga ata që ka ndikuar për të marrë Bogdanin te Lazio ka qënë sigurisht edhe drejtori teknik I kësaj të fundit Igli Tare .Ka qënë ky I fundit që u ka sugjeruar emrin e Bogdanit kur drejtuesit më të lartë lazioal I kanë thënë se cili do të ishte zëvendësuesi I Simone Inzaghit.Nuk bëhen të ditura detajet për këtë marrëveshje .Duhet thënë se ofertat për Bogdanin nuk kanë munguar dhe ka pasur shumë skuadra të interesuara për të si Bolonja ,Genoa por madje edhe Roma ekip me të cilin Bogdani mund të luante në vitin 2007-të.E rëndësishme është që Er Bomber do të luajë në kryeqytetin Italian ndërsa se për Romën apo për Lazion nuk prish punë sepse të dyja këto skuadra jënë nga më të mirat në Serinë A.