Rusi-Ukrainë,arrihet marrëveshja për gazin

Rusia dhe Ukraina i kanë dhënë fund krizës disajavore të gazit duke arritur një marrëveshje të përbashkët. Çmimi ka qenë pika kryesore e përplasjeve të Moskës me Kievin, e cila tashmë duket se ka marrë zgjidhjen përfundimtare për të rinisur furnizimin normal të Evropës me gaz. Sipas zëdhënësit të qeverisë së Kremlinit, Putin ka rënë dakort me homologen ukrainase Julia Timoshenko. Marrëveshja parashikon që Kievi ta shesë metanin në Evropë me çmime më të ulëta por vlera e mallit të importuar nga Rusia do ngelet e njejtë me atë të vitit 2008. Sipas stafit të Timoshenkos, furnizimi i Evropës do të nisë sapo marrëveshja të jetë zyrtarizuar.
Evropa po vuan prej javësh mungesën e gazit për shkak të mosmarrëveshjeve mes Rusisë dhe Ukrainës që u finalizuan me sukses pas disa orësh.