Kriza ekonomike,BE: Nuk do të shpëtojë askush

Bashkimi Evropian parlajmëron se kriza globale ekonomike që po godet fort Evropën do të jetë më e gjatë dhe më e rëndë nga sa ishte menduar, duke shuar shpresat për një rigjallërim të shpejtë të ekonomisë. Lajmin e kanë publikuar mediat italiane, të cilat i referohen një dokumenti të përgatitur nga këshilli i punëve ekonomike dhe financiare të BE-së, i cili pritet që t'u komunikohet ketë të hënë ministrave të Financave të 27 vendeve anëtare. Raportet e institucioneve të specializuara ndërkombëtare përveçse po konfirmojnë gjithmonë e më shumë bindjen se kriza aktuale është më e rënda që ka përjetuar bota, pas depresionit të vitit 1929, parlajmërojnë gjithashtu se nga ajo nuk do të shpëtojë askush.