Bogdani mes Bolonjes dhe Lacios
Duket se Livorno nuk ka ndermend ta mbaje ne gjirin e tij Erjon Bogdanin, por do ta lere te lire te largohet qe ne kete merkato janari. Arsyeja jane sulmuesit e shumte qe ka ne dispozicion trajneri i skuadres toskane. Per Bogdanin jane te interesuara Bolonja dhe Lacio, qe gjate ketyre diteve kane shfaqur interes per sulmuesin e Kombetares kuqezi, edhe pse presidenti i Livornos, Aldo Spineli, eshte shprehur pro qendrimit te Bogdanit ne radhet e te kuqerremteve. Megjithate, i gjendur ne morsen e Tristanit dhe Tavanos, Bogdani nuk ka shume frymemarrje, sidomos kur shikohet qe Kamoleze preferon me shume edhe Rosinin sesa shqiptarin. Kjo eshte edhe arsyeja qe "Bogu" do te ishte dakord te kalonte ne nje strehe tjeter.