Sinani, i 13-i ne bote per golat
Dy sulmues shqiptare, Vioresin Sinani, "Kepuca e Arte" e Shqiperise dhe Daniel Xhafaj figurojne ne listen speciale te 50 golashenuesve me te mire te kategorive maksimale ne kampionatet e te gjithe botes per vitin 2007, duke qene prane emrave te medhenj si Francesko Toti i Romes, Rud van Nistelroi i Realit te Madridit dhe Ronaldinjos se Barcelones. Lajmi eshte publikuar ne faqen e Federates Nderkombetare te Historise se Futbollit dhe Statistikave (Internacional Federation of Football History e Statistics) e njohur shkurtimisht me inicialet I.F.F.H.S.
Shkodrani Vioresin Sinani renditet ne vendin e 13-te ne bote, ndersa vlonjati Daniel Xhafaj me 20 golat e realizuar, kur luante me Teuten eshte i 43-i. Ne fakt, Sinani, 23 golat e tij te sezonit te kaluar i shenoi me fanellen e Tiranes, nderkohe qe edhe gjate sezonit te ri 2007-2008 (keto nuk llogariten ne keto statistika) shkodrani ka shenuar 12 gola me Vllaznine.
Golashenuesi me i mire i sezonit 2006-2007 me 34 gola eshte braziliani Afonso Alves Martins, i cili aktivizohet ne Holande me Herenveen. Nje tjeter artist i golit vjen nga Brazili, Eduardo da Silva i Dinamos se Zagrebit, po me 34 gola ne kampionatin kroat renditet ne vendin e dyte. Ne podiumin e tre me te mireve ndodhet edhe rusi Dimitri Lipartov i Trans Narva, me 30 gola. Nga emrat e medhenj Francesko Toti renditet i 9-i me 26 gola, Rud van Nistelroi me 25 gola i 11-i dhe Ronaldinjo me 21 gola i 29-i se bashku me pese lojtare te tjere.