E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani rrezikon sërish 11-en

Kievo

U rikthye në këtë fundjavë në 11-en titullare të Kievos, pas mbi një muaji mungesë, për shkak të një forme jo të mirë fizike, por duket se do ta humbasë atë shumë shpejt. Bëhet fjalë për sulmuesin shqiptar të veronezëve, Erjon Bogdani, i cili të dielën e fundit e nisi ndeshjen ndaj Katanias në shtëpi në formacionin e parë. Por gjatë 69 minutave që qëndroi në fushë, sipas mediave italiane, ai ka zhgënjyer të gjithë ata që prisnin më shumë nga ai. Bomberit kuqezi iu dhanë disa raste për shënim, por ai ka dështuar në të gjitha. Kështu që vlerësimi për të në përfundim të ndeshjes së mbyllur 1-1 ishte ndër më të dobëtit nga të gjithë lojtarët e Kievos. Në minutën e 69, kur Kievo ishte në avantazhin e një goli, trajneri Mimo Di Karlo e zëvendësoi shqiptarin me Granoke. Do të jetë pikërisht ky i fundit, i cili mund t’ia rrëmbejë bluzën e titullarit për ndeshjen e radhës. Kjo është hipoteza e mundshme, e hedhur dje nga shtypi italian, i cili nënvizon se Bogdani nuk po kalon momentet e tij më të mira te veronezët.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›