E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani shenon, Kievo mundet

Erjon Bogdani gjen golin e dyteper kete sezon ne Seria A, me Kievon. Vetem pak minuta pasi eshte aktivizuar ne fushe, gjate ndeshjes se djeshme ndaj Barit, sulmuesi kuqezi realizoi me koke golin e vetem per Kievon. Veronezet shkurtuan diferencen e golave me ndihmen e sulmuesit te kombetares sone. Bari gjithsesi triumfoi perballe Kievos me rezultatin 2-1, duke e prishur ne kete menyre ecurine pozitive te skuadres se Bogdanit, qe kishte disa jave qe nuk mundej ne Seria A. Pavaresisht humbjes, Bogdani e ka kryer detyren ne menyre te shkelqyer, pasi ai eshte aktivizuar ne mesin e pjeses se dyte dhe pas ketij moment, Kievo, pervec golit, kerkoi edhe barazimin ne minutat e fundit. Almiron shenoi ne '3 per Barin golin e pare dhe Ranokia dyfishoi shifrat ne mesin e pjeses se dyte. Per shkak te impenjimit ne mesjave me kombetaren tone, vetem pas pesimit te golit te dyte, trajneri Di Karlo vendosi qe te aktivizoje Bogdanin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›