E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sopoti fiton dhe i shpeton fundit

Zylyftari shenoi golin e vetem per Sopotin e Librazhdit duke e ngjitur ekipin e tij nga vendi i fundit qe ishte nje jave me pare, dy shkalle me lart. Librazhdasit, fale edhe Komisionit te Apelit qe i ktheu tre pike te hequra pas incidenteve me Elbasanin, fituan minimalisht ndaj Luftetarit, ne fushe te tyre, por pa tifoze ne stadium. Pas perpjekjeve te shuma vendasit gjeten golin me ane te Zylyftarit. Edhe pse pa sulmuesin kryesor, Shkelqim Hajdari qe u denua per nje vit nga Apeli, si dhe me tre pike te hequra ne ndeshjen me Elbasanin, Sopoti u rikthehet me fitoren e fundit pretendimeve per te mos rene ne nje kategori me poshte. Ndeshjet e tjera te kategorise se pare jane zhvilluar nje dite me pare dhe nxoren ne krye te klasifikimit, Elbasanin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›