E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo fiton derbin, 11 pike para Tiranes

Trajneri Tafaj debuton me humbje. Bakaj dhe Sefa shenuan ne pjesen e pare, Abilaliaj shkurtoi diferencen e golave

Aranit Muraci

Dinamo triumfoi ne derbi ndaj Tiranes dhe me kete fitore shkeputet 11 pike larg kampioneve ne fuqi. Dinamo mund te cilesohet me ecurine e shtate javeve te para, ekip pa kundershtare, te pakten me cka kane treguar rezultatet. Gjashte fitore dhe nje barazim i vetem ne shtate jave tregojne qarte superioritetin e Dinamos, karshi rivaleve te saj, per titullin kampion, ne pjesen e pare te sezonit. Blute menduan me shpejt per edicionin aktual, se ekipet e tjera dhe jane duke korrur aktualisht "frytet" e punes se tyre, sipas trajnerit Muca. Dinamo ndertoi shume heret, pas perfundimit te sezonit te kaluar nje skuader cilesore dhe kane kryer nje faze pergatitore, per t'u pasur zili. Trajneri Shkelqim Muca, pas Kampionet ne fuqi mbeten me 10 lojtare, vetem 15

Ndeshja

Sfida e fundit e javes se shtate, Dinamo-Tirana ishte kryendeshja e tere faze se pare, per shkak se viheshin perballe kampionet ne fuqi dhe pretendentet kryesore per te fituar kete edicion titullin kampion. Si e tille, ndeshja derbi, qe nisi edhe me polemika mes kampeve gjate gjithe javes, per aktivizimin e mbrojtesit te kombetares Lila, i cili pretendohej se eshte i s'kualifikuar, ku te pranishem ishin nje numer si konsiderueshem me tifoze, qe mbeshtesin ekipet kryeqytetase. Kryesuesit e kampionatit synonin nje fitore ne derbi, per mos prishur serine e javeve te fundit te fitoreve, por jo vetem kaq. Trajneri Shkelqim Muca e shihte fitoren ndaj Tiranes, si mundesine me te mire per t'u shkeptuir nga nje rival dhe per te bindur tifozet e Dinamos, se ne fund te ketij edicioni skuadra e tyre do t'iu rikthehet, pas dy edicioneve, titullin kampion. Fillimi i ketij sezoni ka qene nder me te miret qe ka pasur ndonjehere jo vetem Dinamo, por cdo skuader tjeter e kampionatit tone ne gjithe historine 70 vjecare.

Tensioni

Ndeshja eshte karakterizuar, sic ndodh zakonisht me derbet, me tension te vazhdueshem te skuadrave ne fushen e lojes. Sulmuesi kryesor i Tiranes, Migen Memelli u rikthye pas nje kohe te gjate ne fushe, por perjetoi nje derbi "te erret". Memelli, nga i cili pritej qe te shenohej goli per bardheblute dhe te arrihej fitorja e munguar ne javet e kaluara, doli brenda 15 minutave loje me karton te kuq nga fusha. Ne superioritet numerik dhe me nje moral te larte nga fakti qe Dinamo ndodhej ne krye para debit, trajneri Muca, njohes i mire i ambientit bardheblu, perdori te gjitha taktikat e mundshme, per te zene mat 24 here kampionet e vendit. Dinamo e zuri "dy here mat" Tiranen ne pjesen e pare, kur ekipet iu drejtuan dhomave te zhveshjes. Bakaj realizoi ne '34 per Dinamon dhe Sefa pas nje sulmi tjeter te shpejte shenoi golin e dyte. Por sulmuesi i Tiranes, Abilaliaj shkurtoi diferencen, para se ekipet do t'i drejtoheshin dhomave te zhveshjes. Trajneri i ri i Tiranes, Alban Tafaj, pas pjeses se pare kuptoi se do te ishte thuajse e pamundur qe te debutonte me nje fitore, por megjithate arriti qe te orientoje nje Tirane ndryshe dhe kerkoi barazimin deri ne fund te ndeshjes. Gjyqtari nxori nga fusha edhe Mucen e Dinamos me karton te kuq, 12 minuta para perfundimit te derbit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›