E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani shenon golin e 6, dhe largon Chievon nga zona e ftohte (VIDEO)

Nga Kastriot Gjini
Erjon Bogdani , sulmuesi i kombetares shqiptare dhe i skuadres italiane te Chievo Verones po verteton te gjithe atyre qe nuk kishin besuar ne aftesite e tij, se gjendet ne nje forme shume te mire sportive. Skuadra e tij ka varur shpresat per shpetimin nga renia e kategorise mbi te , dhe bomberi shqiptar nuk po e zhgenjen. Sot ne transferten qe Chievo zhvilloi kunder skuadres se Cagliarit, Er bomberi ka qelluar perseri ne shenje. Skuadra e tij ka fituar me rezultatin 0:2 kete transferte me gola te Brgihit ne minuten e 50' dhe me nje goditje te Erjon Bogdanit ne minuten e 55', qe dergoi topin ne qendren e portes duke dyfishuar rezultatin per skuadren e tij. Ky 3pikesh eshte shume i rendesishem per Chievon pasi i largohet zones se ftohte dhe ngjitet ne vendin e 14 me 27 pike, duke lene pas 6 skuadra, nga te cilat dhe Sienen, ish skuadren e Bogdanit. Bogdani u zevendesua nga trajneri Del Neri ne minuten e 73', ne momentin kur rezultati ishte 0:2, rezultat ky qe nuk do ndryshonte deri ne fund. Me kete gol Erjon Bogdani arrin kuoten e 6 gola per kete sezon, nga te cilet 2 kishte shenuar per skuadren e Sienes, dhe 4 te tjeret i ka shenuar ne 9 ndeshje me bluzen e Chievo Verones. GOLI I BOGDANIT
GOLI I Brighit

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›