E Shtunë, 31 Tetor 2026

Memelli, test 3 golesh dhe “Lojtari i ditës”

Albania-sport- Tre gola në 35 minuta dhe "Lojtari i ditës" i perzgjedhur nga votimi i stafit dhe i vetë lojtarëve. Migen Memelli me hat-trikun e tij në testin brenda skuadrës në Vitese të Holandës dëshmoi se është rikthyer në një "matador" në zonë.
"Isha në formë të shkëlqyer dhe shpërtheva", thotë eksluzivisht për Albania-sport.com, nga Vitese, Migen Memelli.
"Shënova tre gola ndërsa të katërtin për ekipin tim e shënoi skocezi Robi Uinter, partneri im në sulm", jep detaje të tjera, sulmuesi i SK Bran Bergen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›