E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skuadra e D. Currit dhe A. Dallkut fiton transferten e veshtire

Nga Kastriot Gjini
Kjo jave ka qene mjaft pozitive per shumicen e legjionareve shqiptare. Shume nga keto skuadra kane arritur piket maksimale ne ndeshjet perkatese ne kampionatet e tyre. Njera nga keto skuadra ishte dhe Vorskla Poltava, skuader e kampionatit te Ukrahines, ne te cilen militojne dhe dyshja e kombetares shqiptare Debatik Curri dhe Armend Dallku. Skuadra e Vorskla Poltava ka zhvilluar dje nje transferte te veshtire kunder skuadres se FC Stal Alčevsk dhe ka fituar me rezultatin e ngushte 0:1. Te gjithe bookmakersat ishin kunder Vorskla Poltava, duke i dhene nje shifer te larte per fitoren, por skuadra e shqipetareve ka folur ndryshe. Ky 3 pikesh ka derguar skuadren e legjionareve shqiptare ne vendin e 11 me 19 pike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›