E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani shijon nga stoli humbjen e ezenes Lila e Vila marrin tri piket me PAS Janinen

Cezena e Erion Bogdanit pesoi humbjen e dyte ne Serine A ne po aq jave te luajtura. Sulmuesi shqiptar luajti si zevendesues nga minuta e 56-te ne vend te Gezalit por pa mundur te shmange humbjen 1-0 ne transferte me Katanian. Te shtunen Novara e Samir Ujkanit humbi 2-1 me Kaljarin. Lacio e Igli Tares dhe Lorik Canes humbi 2-1 ne shtepi me Xhenoan. Cana sapo eshte rikuperuar nga nje demtim dhe nuk ishte pjese e 18-shes. Lacio shenoi e para me ane te Skulit por Palaco dhe Kucka permbysen gjithcka. Ne Superligen greke PAS Janina e Andi Liles fitoi 3-1 me Asteras Tripolit ne ndeshjen e vlefshme per javen e trete. Kavajasi ishte nder lojtaret me luftarake te formacionit te Stefan Demolit dhe ne minuten e 36-te u ndeshkua me karton te verdhe. Lojtari tjeter shqipar Vila nuk ishte thirrur ne kete takim. Ne Bundesligen gjermane Hanover 96 i Altin Lales fitoi ne shtepi 2-1 me Borusian e Dortmundit fale dy golave te realizuar harkun e tri minutave 87 dhe 89 duke permbysur dizavantazhin. Kapiteni i Shqiperise qendroi gjate gjithe kohes ne stol. Vorskla e Armdend Dallkut dhe Ahmed Januzit humbi 1-0 me Shaktar Donteskun. Vetem Januzi luajti ne kete takim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›