E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca perballe Shqiperise pa Abidalin dhe Benzemane

Terheqjet muskulore jane bere dicka e zakonshme per dhomat e zhveshjes se Pep Guardioles. I fundit qe eshte demtuar eshte mbrojtesi francez Erik Abidal. Ai ka dale i demtuar nga fusha pas ndeshjes se katalanasve me Sporting Gijonin. Lojtari pesoi nje kontraktim te muskujve te kembes se djathte. Doktoret i rekomanduan pushim absolut per 7-10 ditet e ardhshme. Abidali eshte lojtari i 8-te qe i demtohet kampioneve kete sezon te ri. Po ashtu tekniku i Frances Blank nuk do te kete te gatshem edhe Benzemane per takimin ndaj Shqiperise.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›