E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja si fikson ndeshjet mafia

Bandat kriminale po bejne investime afatgjata ne trukimin e ndeshjeve duke fiksuar rezultate dhe duke organizuar kampe stervitore per arbritrat si pjese e infiltrimit te tyre ne futboll. Alarmi eshte leshuar nga vete shefi i sigurise se FIFA-s i cili guxoi te zbulonte me detaje tere skemen e manipulimit ne nje interviste te gjate. Kris Iten deklaroi se institucioni i futbollit boteror do te inkurajonte te gjithe ata qe do te denonconin plagen me te madhe te futbollit ne shekullin e ri. Ne duam te manipulojme manipuluesit dhe te intimidojme intimiduesit. Ata duhet ta kuptojne se FIFA do te beje te pamunduren per ta mbrojtur boten e futbollit prej atyre qe u mungon ndergjegjja. Infiltrimi eshte nje fjale shume e madhe por ne vleresimin tim krimi i organizuar eshte infiltruar ne nivele nga me te ndryshmet ne futboll me qellimin e vetem sigurimin e shumave astronomike prej basteve qe gjeneron sot ky sport. Forma me e rafinuar e manipulimit ka shkuar deri ne blerjen e klubeve te futbollit nga grupe kriminale per te kontrolluar sa me kollaj rezultatet e ndeshjeve - paralajmeroi Iten i cili ka punuar per Interpolin per me shume se 12 vjet perpara se ti bashkohej FIFA-s. Ka nje trend per blerjen e klubeve. Mafia tenton te bleje skuadra te nje niveli te ulet per ta pasur sa me te lehte transferimin e lojtareve dhe trafikimin e tyre. Sipas krahut te djathte te Sep Blaterit ky eshte nje fenomen i cili prek kryesisht vendet me pak te zhvilluara. Lojtaret transferohen prej nje te ashtuquajturi menaxher i cili ne shumicen e rasteve eshte nje futbollist. Ai gezon nje popullaritet nga vendi qe vjen dhe eshte nje shenjester e lehte per tu manipuluar sepse gezon respektin e shokeve te skuadres. Ne kemi arbitra shkolla trajnimi per gjyqtare dhe futbolliste te cilat jane gjithashtu nje shenjester e kollajshme e krimit te organizuar. Eumlshte pikerisht ky vendi ideal ku tentohet te komprometohen zyrtaret dhe lojtaret. Ato kampet stervitore ne shumicen e rasteve ngrihen nga federata e nje vendi e cila ndoshta nuk eshte ne dijeni se kush fshihet pas ketij financimi. Menaxheret i afrohen nje lojtari dhe i thone Luajtet nje ndeshje te shkelqyer sot. Kam nje shperblim per kete. Merrini 1.000 euro. Ne ndeshjen e radhes ky person do ti ofroje futbollistit 1.000 euro per lojtaret e tjere. Heren e trete ata i afrohen viktimes dhe i thone Mund te te jap 10.000 euro nese sot nuk shenon asnje gol ose nese ti lejon te pesohet nje gol. Ata presin jashte dhomave te zhveshjeve. I njohin lojtaret njohin vendin ku jetojne ku ushqehen ku pine etj. Kjo eshte skema qe ka hetuar FIFA me futbollistet afrikane ne Finlande. Zakonisht u ofrojne dhurata per te marre fiksimin e rezultatit ne kembim. Duke u perpjekur te justifikoje dhe punen antikorrupsion qe ka bere Blateri dhe Platini Iten shton se jo te gjitha perpjekjet per te fiksuar rezultatet e ndeshjeve kane qene te suksesshme Ka nga ata lojtare qe perfshihen aq shume ne nje ndeshje sa e harrojne marreveshjen qe kane bere me menaxheret. Ne fund ata nuk arrijne ti permbushin me sukses kerkesat e manipuluesve dhe per kete ndeshkohen. Deri tani kemi pasur nje mori shembujsh me futbolliste dhe arbitra qe u shkaterrojne karrieren. Nuk jane te pakta rastet kur jane pikerisht manipuluesit ata qe i lsquospiunojne ne organet kompetente per tu shkaterruar karrieren. Iten nuk pranoi te specifikonte se ne cilat kampionate jane aktualisht duke kryer hetime. Por ai inkurajoi te gjithe ata lojtare te rinj te cilet kishin rene pre e skemes se mafies se ne rast denoncimi FIFA do ti shperblente dhe do ti merrte ne mbrojtje duke u ruajtur anonimatin per te mos u shkaterruar karrieren.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›