Bogdani synon gol kundër DanimarkësSulmuesi i Kievos, se bashku edhe me Panajot Panon, është lojtari i dytë shqiptar që ka mundur të shënojë në portën e danezëve,

Publikoje ne:
Erjon Bogdani ka shënuar nga një gol në dy ndeshjet e fundit ku ai është aktivizuar, me Portugalinë (zyrtare) dhe Qipron (miqësore). Bogdani, me 2 gola të realizuar në këto eliminatore (Maltë e Portugali), është edhe golashënuesi më i Shqipërisë, i ndjekur nga Klodian Duro e Armend Dallku, të këta me nga një gol, të realizuar pikërisht kundër në fitoren kundër Maltës.
I DYTI
Sulmuesi i Kievos, se bashku edhe me Panajot Panon, i cili i ka shënuar Danimarkës në fitoren 1-0 të Shqipërisë në vitin 1964, është lojtari i dytë shqiptar që ka mundur të shënojë në portën e danezëve, pikërisht në eliminatoret e Kampionatit Botëror 2006, kur Shqipëria humbi 3-1 në Kopenhagen (8 qershor 2005).
DËSHIRA
“Do të ishte diçka e bukur nëse unë do të shënoja përsëri edhe në këtë ndeshje. Megjithatë më shumë rëndësi ka të luajmë një futboll të bukur përpara tifozëve tanë. Jemi të qetë përpara kësaj sfide”, - tha 32-vjeçari, i cili në 51 ndeshje ka realizuar 11 gola me fanellën kuqezi, por që nuk luajti në ndeshjen e parë të humbur 3-0 me Danimarkën (1 prill 2009) në këto eliminatore.
* STATISTIKA
Si Erjon Bogdani (2 gola), ashtu edhe partneri i tij në sulm, Hamdi Salihi (asnje gol), janë aktivizuar në pesë ndeshje gjatë këtyre eliminatoreve, por me ndryshimin se Bogu ka në këmbë, fiks 100 minuta më shumë se sulmuesi i ri Rapidit të Vjenës: 352 minuta Bogdani, 252 minuta Salihi.
E Shtune, 05 Shtator 2009