Dallku: Luajmë për prestigj“Morali i ekipit është vërtetë shumë i mirë. Ne nuk kemi çfarë të humbasim kundër Danimarkës"

Publikoje ne:
Mbrojtësi Armend Dallku (31 ndeshje me përfaqësuesen) mban dy rekorde personale gjatë këtyre eliminatoreve: është ndëshkuar me katër kartonë të verdhë në gjashtë ndeshje të luajtura (540 minuta, aq sa Cana) dhe ka shënuar golin e tij të vetëm me përfaqësuesen (në fitoren 3-0 të Shqipërisë kundër Maltës, 10 shtator 2008).
“Morali i ekipit është vërtetë shumë i mirë. Ne nuk kemi çfarë të humbasim kundër Danimarkës, pasi luajmë për prestigjin tonë, për një lojë më të bukur dhe për të kënaqur tifozët”.
“Danezët janë të rrezikshëm edhe nga goditjet standarde. Duhet t’i elimiminojmë faullet në kufijtë e zonës sonë. Trajneri kërkon maksimumin nga lojtarët”, - tha 26-vjeçari i Vorskla Poltavës në kampionatin ukrainas, i cili ka shënuar një nga katër golat e përfaqësueses sonë në tetë ndeshjet e para.
E Shtune, 05 Shtator 2009