Bogdani synon rikuperiminBogdani, sipas portalit sportiv italian, gazzetta.it, do të mungojë për ndeshjen e Kievos kundër Sampdorias.

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) - Pauza e kampionatit italian për shkak të impenjimeve ndërkombëtare te Italise në datat e lira të FIFA-s (14 dhe 18 nëntor) do t’i shërbejë sulmuesit shqiptar të Kievos, Erjon Bogdani, për t;u rikuperuar nga operimi në mollëzën e majtë, të kryer me sukses gati një javë më parë në në klinikën e profesor Pierfrançesko Noçinit në Romë.
Bogdani, i cili dëmtua gjatë ndeshjes kundër Udinezes në “Bentegodi” në javën e 11-të të Serisë A, nuk u thirr as nga trajneri i Kombëtares shqiptare për ndeshjen miqësore me Estoninë. Erjon Bogdani ka shënuar dy gola gjatë këtij sezoni të Serisë A italiane, dhe para dëmtimit gëzonte një formë optimale.
Gjithsesi, Bogdani, sipas portalit sportiv italian, gazzetta.it, do të mungojë për ndeshjen e Kievos kundër Sampdorias.
Numri i klikimeve - 3159
E Marte, 10 Nentor 2009