Luan me një dorë në Primera Division“Ëndrra ime është të shënoj sa më shumë gola në Primera Division”, - tha sulmuesi për gazetën spanjolle “El Pais”.

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) - Alex Sanchez hyri në historinë e Primera Division, si i pari lojtar me një dorë që luan në futbollin spanjoll. Studenti 20-vjeçar i Juridikut, të cilit qysh nga lindja i mungon dora e djathtë, luajti në fundjavë në humbjen 1-3 të klubit të tij, Real Saragossa kundër Valencia. Sanchez hyri në lojë në minutën e 77-të. “Ëndrra ime është të shënoj sa më shumë gola në Primera Division”, - tha sulmuesi për gazetën spanjolle “El Pais”.
Numri i klikimeve - 3157
E Marte, 10 Nentor 2009