E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupa, ndeshjet e prapambeturaTakimi i parë midis Laçit e Besëlidhjes përfundoi me fitoren 2-1 të laçjanëve ne Lezhe. Ndeshja e parë midis Adës e Partizanit u mbyll në barazim pa gola

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) - Përballjet e prapambetura të turit të parë të Kupës së Shqipërisë,  Laçi-Besëlidhja (Grupi A) dhe Partizani-Ada (Grupi B),  që do të luhen të mërkurën, do të përcaktojnë dhe dy ekipet e tjera, që do të bashkohen 14 skuadrave të kualifikuara për në turin e dytë të edicionit të 58-të të këtij kompeticioni. 

Takimi i parë midis Laçit e Besëlidhjes përfundoi me fitoren 2-1 të laçjanëve të drejtuar nga Stavri Nica, me dy gola të realizuar nga Marashi. Për Besëlidhjen realizoi Gega. Skuadra që do të kualifikohet nga ky çift do të përballet me Besën.

Ndeshja e parë midis Adës e Partizanit u mbyll në barazim pa gola. Skuadra që do të kualifikohet nga ky çift do të përballet me Teutën.

Të mërkurën e kaluar prenë nga një biletë për në 16 më të mirat e Shqipërisë: Tirana, Dinamo, Shkumbini, Besa, Kastrioti, Besa e Lushnja nga grupi A dhe Vllaznia, Teuta, Flamurtari, Apolonia, Skënderbeu, Gramozi e Kamza nga grupi B.

Turi i Dytë i Kupës së Shqipërisë propozon çifte interesante si në grupin A ashtu dhe në atë B. Deri tani janë njohur 14 skuadrat e kualifikuara nga turi i parë. Ndeshjet e para të turit të dytë do të luhen, më 25 nëntor 2009.

TURI I PARË
NDESHJET E KTHIMIT

GRUPI A
LAÇI-BESËLIDHJA (13:30)
Besëlidhja-Laçi 1-2 
Shënues: 43’ Gega/ 3’ Marashi, 44’ Marashi

GRUPI B
PARTIZANI-ADA (13:30)
Ada-Partizani 0-0 

TURI I DYTË

GRUPI A
Lushnja-Tirana
Bylis-Dinamo
Kastrioti-Shkumbini
Laçi/Besëlidhja-Besa

GRUPI B
Kamza-Vllaznia
Partizani/Ada-Teuta
Gramozi-Flamurtari
Skënderbeu-Apolonia
Numri i klikimeve - 3158
  E Marte, 10 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›