E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdani, titullar dhe kundër Palermos Goli i shënuar në fitoren 3-0 të Kievos kundër Lacios (i pari sezonal i Bogut) dhe dëmtimi i sulmuesit nigerian Stefën Makinua (për rreth një muaj) e kanë shndëruar shqiptarin partnerin ideal në sulmin ver

Nuk do të jetë kundër Hungarisë e Danimarkës me Kombëtaren e Shqipërisë, por Erjon Bogdani do të ketë një tjetër shans në vijën e parë të sulmit të Kievos në përballjen e vështirë të skuadrës veroneze me Palermon te dielen në “Bentegodi”.

Goli i shënuar në fitoren 3-0 të Kievos kundër Lacios (i pari sezonal i Bogut) dhe dëmtimi i sulmuesit nigerian Stefën Makinua (për rreth një muaj) e kanë shndëruar shqiptarin partnerin ideal në sulmin verdheblu të Serxhio Pelizerit.

Pas 28-javësh të kampionatit italian, Kievo me 27 pikë të grumbulluara ndodhet në vendin e 16-të nga 20 skuadra që ka Seria A, duke lënë pas Torinon e Blerim Xhemailit, por dhe skuadrën e parë të Bogdanit në Itali, Rexhinën.

E Merkure, 18 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›