E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdanocic: Raundii dytë i dialogut më 24 dhe 25 mars

BEOGRAD- Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic ka thënë të enjten se Beogradi është i interesuar që sa më shpejtë të arrihet kompromis në dialogun me Prishtinën dhe se takimi i ardhshëm i dy delegacioneve do të mbahet më 24 dhe 25 mars në Bruksel, ku do të ketë rezultate konkrete.

“Jemi të gatshëm të arrijmë deri te kompromis, sepse është mënyra e vetme që të zgjidhen problemet e përditshmërisë me të cilat ballafaqohen serbët dhe shqiptarët”, ka thënë Bogdanovic për televizionin publik serb RTS.

Bogdanovic ka vlerësuar se për Beogradin është i papranueshëm propozimi për autonomi të serbëve në veri të Kosovës në shkëmbim për njohjen e Kosovës nga Serbia.

Sipas tij, takimi i parë në Bruksel ka ngjallë optimizëm tek të gjitha palët - përfaqësuesit e Prishtinës, Beogradit dhe BE-së. Por, Bogdanovic ka ripërsëritur se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën si shtet i pavarur.

“Edhe Prishtina është e interesuar që të arrihet kompromisi, pavarësisht se Qeveria e Kosovës është e dobët dhe nuk ka përkrahjen e dy të tretave të votave në Kuvend”, ka thënë Bogdanovic.
(m.a/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›