E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonia dhe Kosova bashkëpunimnë mbrojtje

PRISHTINË- “Interesi i përbashkët i Maqedonisë dhe Kosovës është integrimi i plotë i rajonit në në Aleancën e NATO-s dhe Bashkim Evropian. Sa më shpejtë që është e mundur duhet ta skicojmë arkitekturën e sigurisë në Ballkan dhe kjo do të ndodhë me hyrjen e të gjithave vendeve në Aleancë.

Këtë e deklaroi sot, ministri i mbrojtjes i Maqedonisë, Zoran Konjanovski gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Prishtinë, të organizuar nga homologu i tij shqiptar, Agim Çeku.

Të dy ministrat ranë dakort për thellimin e bashkëpunimit mes Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Armatës së Maqedonisë.

“Sinqerisht ua shtrimë dorën për bashkëpunim miqve tanë nga Kosova. Ne jemi të gatshëm t'i ndajnë përvojat dhe kemi çfarë të ofrojmë edhe në aspektin e bashkëpunimit dypalësh. Parimi ynë në drejtimin e politikës është integrimi, e jo konfrontimi”,- theksoi Konjanovski.

Maqedonia e ka filluar procedurën e emërimit të një atasheu ushtarak jorezidentë në Kosovë, ndërsa vitin e ardhshëm do të ketë përfaqësues të saj në ekipin këshillëdhënës të NATO-s në Kosovë.

Ministri Ceku deklaroi se ka marrë nga homologu i tij maqedonas garanci të fuqishme se Maqedonia do të përkrahë Prishtinën për integrim sa më të shpejtë në partneritetin për paqe dhe struktura të tjera të NATO-s. 

(e.m/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›