Hetimet për naftën“Virgin” shtrihenedhe në Kosovë
PRISHTINË- Hetimet për kontrabandën e naftës “Virgin” që cuan në pranga 12 persona në Shqiperi janë shtrirë edhe në Kosovë. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Doganave Adriatik Stavileci, sipas të cilit autoritetet kosovare janë nxitur të nisin hetimet, pas arrestimeve të bëra në Shqipëri, ndonëse nuk ka ndonjë kërkesë zyrtare nga Prokuroria e Tiranës
“Po grumbullojmë informatatat e nevojshme në pikat kufitare të kontrollit të cilësisë”,- u shpreh zëdhënësi i Doganave Adriatik Stavileci.
Po kështu edhe Ramadan Buzhala, drejtor i Zyrës së licencimit në Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë, ka thënë se deri tani nuk ka asnjë informacion që të ketë hyrë naftë Virgin në Kosovë. Sipas tij, laboratori për kontrollin e naftës në pikat kufitare dhe Doganat janë përgjegjëse për naftën që hyn në Kosovë dhe cilësinë e saj.
Nga ana tjeter Fisnik Kaliqani i rafinerisë që vepron në Kosovë thotë se prej 4 vjetësh nuk punohet me naftë virgin dhe se importi i naftës së papërpunuar nuk bëhet nga Shqipëria por nga Bullgaria dhe Greqia.
Aktualisht në Shqipëri janë arrestuar 12 persona të dyshuar për kondrabandën e naftës "Virgin". Në këtë aktivitet janë përfshirë edhe punonjës të caktuar të administratës tatimore dhe doganore, të cilët me veprimet e tyre kanë ndihmuar në fshehjen dhe mosdeklarimin e aktivitetit në fjalë.
(m.a/BalkanWeb)