E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdanov Nuk kam asgje personale me Italine

Ivan Bogdanov kreu i huliganeve te tifozeve serbe ka dhene nje deklarate pas arrestimit te tij ne lidhje me arsyet e veprimeve te tij te dhunshme para dhe gjate fillimit te ndeshjes se nderprere Itali-Serbi ne stadiumin Marassi te Gjenovas.

Une nuk kam asgje personale me shtetin italian. Aktet i mia kane lidhje me kombetaren serbe. Me keto fjale i ka arsyetuar veprimet e tij te dhunshme kreu i tifozeve ultranacionaliste serb ne stadiumin Marasi te Gjenovas te cilat detyruan gjithashtu edhe nderprerjen e ndeshjes se vlefshme te eliminatoret e Euro 2012.

Une e dua vendin tim Serbine madje kam nje te kaluar prej ushtaraku ne vendin tim- ka pohuar Ivan Bogdanov gjate deklarates se tij per policine italiane pas arrestimit te tij.

Tifozi ekstremisti serb u arrestua diten e marte ndersa tentonte qe te fshihej ne nje nga bagazhet e tifozeve serbe ne parkingun e stadiumit te Gjenovas.

Ivani i Tmerrshem ose Bisha sic quhet ndryshe kryetifozi serb ndodhet aktualisht ne burgun e Pontedecimos ne Gjenoves dhe po pret masen e arrestit. Huliganisti ne deklaraten e tij nuk ka folur ne lidhje me aktin e tij te shemtuar qe eshte paraqitur nga te gjitha mediat europiane e boterore djegia e flamurit shqiptar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›