E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdanoviç: BE nuk qëndron prapa planit të Feith për veriun

PRISHTINE- “Bashkimi Evropian nuk e përkrah asnjë formë të dhunës dhe asnjë zgjidhje të imponuar për veriun e Kosovës ," tha Bogdanovic. Në një vizitë në Beograd po qëndron edhe shefi i Misionit të OKB-së në Kosovë, Lamberto Zanier. Në një njoftim të EULEX-it thuhet se në takimet e Iv de Kermabos me zyrtarët serbë është diskutuar një numër masash për ndërtimin e besimit. Sipas këtij njoftimi, do të mbahen edhe takime vijuese për t’i përcaktuar këto zgjidhje funksionale, veçanërisht në fushën e drejtësisë. Më tej thuhet se palët u pajtuan se ka nevojë urgjente për përmirësimin e gjendjes së sundimit të ligjit në veri të Kosovës dhe se mënyra më e mirë në këtë drejtim është gjetja e zgjidhjeve pragmatike.

“Beogradi dhe EULEX-i do të formojnë grupe punuese që do të merren më çështjet teknike në fushën e doganave, drejtësisë dhe policisë. Takimet e këtyre grupeve do të jenë të shpeshta në disa javët e ardhshme”, ka thënë Bogdanoviq në një konferencë për gazetar. Por, sipas tij, në këto grupe punuese nuk do të marrin pjesë përfaqësuesit shqiptar nga Kosova. Takimi në mes të Kermabos dhe zyrtarëve të Serbisë përfshirë edhe sekretarin
shtetërorë të Ministrisë së Drejtësisë, Sllobodan Homen, kanë filluar paradite dhe kanë mbaruar pasdite. EULEX njofton se është kërkuar një zgjidhje e shpejtë dhe konstruktive.

Ndërkohë, në Beograd, janë zhvilluar takime edhe mes shefit të misionit të EULEX-it, De Kermabo, ministrit Bogdanoviq dhe sekretarit të shtetit Homen. Të dyja palët u pajtuan që diskutimet, të cilat u përqendruan në përmirësimin e gjendjes së sundimit
të ligjit në Kosovë, ishin të sinqerta, pozitive dhe konstruktive”, thuhet në një njoftim. Më tej thuhet se qëllimi ishte që të gjinden zgjidhje funksionale në fushën e drejtësisë, policisë dhe doganës, që do jenë të pranueshme për të gjitha komunitetet.
(m.a/rtk/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›