Rrëzohet kërkesa e bashkëpunëtorit të Dritan Dajtit
TIRANE- Mbetet në burg ish punonjësi i policisë që dyshohet si bashkëpunëtor i Dritan Dajtit. Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi sot kërkesën e Mariglen Mucajt për të ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg” në një masë më të lehtë. Sipas avokatit mbrojtës të Mucajt, rrethanat kanë ndryshuar dhe klienti i tij nuk paraqet rrezikshmëri.
Kjo kërkesë është kundërshtuar fillimisht nga prokurorët e cështjes e më pas edhe nga trupi gjykues. Në vendimin e tij trupi gjykues argumentoi se kërkesa ishte e pabazuar dhe nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë për të marrë në konsideratë ndryshimin e masës së sigurisë.
Mariglen Mucaj gjykohet në të njëjtin proces me Dritan Dajtin i akuzuar si autor i masakrës së 7 gushtit të vitit që shkoi, kur u ekzekutuan 4 punonjës policie si dhe Erges Xhoxhi, kunati i Dajtit që akuzohet si bashkëpunëtor i tij.
(m.a/News24/BalkanWeb)