E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakerat serbë sulmojnë faqen e Presidentit Topi

TIRANE- Hakerat serbë kanë sulmuar sot edhe faqen e Presidentit shqiptar Bamir Topi, pas sulmit të disa ditëve më parë të faqes së presidentit Kosovar, Fatmir Sejdiu. Me të hapur faqen sheh një flamur serb dhe mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Duket se ka nisur një luftë mes hakerave serbë dhe kosovarë, pasi është sulmuar edhe faqja e presidentit serb Boris Tadic ditë më parë. Ndërsa ky sulm është kundërpërgjigje duke iu thënë hakerave kosovarë, “Ju sulmojmë atje ku ju dhëmb më shumë”.

Hakerat serbë të identifikuar me emrin Skochko & Stronix iu thonë hakerave kosovarë se ishin shumë të zotët kur sulmuan faqen e presidentit Tadic por si përgjigje iu japim këtë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›