E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Më pakincidente ndëretnikenë Kosovë

PRISHTINË- Gjendja e sigurisë në Kosovë vazhdon të mbetet e qetë, stabile dhe e qëndrueshme, ka vlerësuar kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Thaçi ka thënë se marrëdhëniet ndëretnike kanë shënuar ngritje në nivel vendi, ndërsa numri i incidenteve ndëretnike ka shënuar rënie të vazhdueshme.

Në mbledhje është përkrahur “gatishmëria dhe profesionalizmi i Policisë së Kosovës e cila ka bërë që të zbulohen, trajtohen dhe eliminohen aktivitete të ndryshme kriminale, si dhe të ulet përqindja e veprave penale”, thuhet në njoftim.
(m.a/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›